STOP-EMISIONI 58( SEZONI 6) 25 Nëntor 2020-Vendimet e falsifikuara/ si u përvetësuan tokat bujqësore në Mazrek.

Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim nga fshati Mazrek, ku dyshohet, se është fasifikuar një vendim i AKKP në vitin 2002 dhe pjesa më e madhe e tokave bujqësore të ketij fshati janë njohur si toka truall dhe i jane kthyer trashëgimtarve të shtetasit Avdi Lami. Ibrahim Mici, përfaqësues i fshatarëve, tregon, sesi i kanë marrë këto prona në vitin 1991 me ligjin 7501 dhe shprehet i habitur, sesi trashëgimtarët Lami janë bërë pronarë të tokave në këtë fshat.

Stop siguron vendimin e AKKP-së të vitit 2002, ku tokat bujqësore në kundërshtim me ligjin janë kthyer në truall. Në vendim mungojnë firmat e anëtarëve të komisionit, që e nxjerr të pasaktë dhe të falsifikuar këtë vendim.

Bujar Lami, një prej trashëgimtarëve, hap një proces gjyqësor, ku kërkon anulimin e gjithë vendimeve.Këtë proces e ka gjykuar Rilinda Selimi, që tani është në Gjykatën Administrative të Apelit. Ky proces është zhvilluar pa njoftuar palët e paditura, fisin Mici në fshatin Mazrek dhe institucionet shtetërore, që kanë qenë palë e tretë.Më pas prokurorja e Tiranës Mirela Zavalani, konstatoi shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e vendimit, por doli në konkluzionin e mosfillimit, sepse vepra penale ishte parashkruar, duke lënë konfliktin hapur,pa ndjekur pistën tjetër të veprës penale të pastrimit të produkteve.

Një ditë më parë “Stop” skanoi, atë, se cfarë ka ndodhur me bashkinë e Vorës dhe ndërrimin e 3 kryetarëve në këtë bashki për cështje interesash të ngushta.

Posti i kryetarit të bashkisë së fundi i kaloi biznesmenit Shefki Karamuca, pas dorëheqjeve të kryetarit Brahimaj dhe nënkryetares Laureta Omeri.Kryetari i tretë brenda vitit i Vorës, Shefki Karamuca, sapo mori postin, nisi të ndërtoje objektin e tij privat ngjitur me Bashkinë dhe sipas informacioneve ky objekt është pa leje.Vec kësaj, stafi i firmës private të Karamucës, është punësuar në Bashkinë e Vorës.Pas transmetimit, mësojmë, se edhe Karamuca është shkarkuar nga posti i kryebashkiakut të Vorës.

Në fund të tetorit 2020, transmetuam rastin e vetëvarjes së të riut Antonio Karafili në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjeç nga Korça.Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17:00 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios. Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel.Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20:00 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Ajo, që duket të jetë më shumë vrajse se vetëvrasje, u mbyll si cështje nga prokurorja Oli Visi dhe më pas Odeta Todorrushi.Prova dhe detaje të reja provojnë dyshimet e familjarëve, se djalit të tyre i është marrë jeta.Stop ka mësuar, se ditën e fatkeqësisë, në Komisariatin Dixhital janë bërë dy denoncime për viktimën Antonio Karafili. Denoncimi i parë raporton, se Antonio vjen vërdallë me armë zjarri dhe i dyti, që Antonio vret veten.

Të Fundit