Stop -EMISIONI 57 (SEZONI 5) 19 nentor 2019-Lazarat/ Stop sjell pamjet dhe zbardh rrenjet e perplasjes fizike te biznesmenes. – Stop
STOP

Stop -EMISIONI 57 (SEZONI 5) 19 nentor 2019-Lazarat/ Stop sjell pamjet dhe zbardh rrenjet e perplasjes fizike te biznesmenes.

Sot në shumë media u publikua lajmi, se një grua biznesmene nga Lazarati, u dhunua nga nipi i burrit dhe përfundoi në spital. Ndërsa policia la të lirë agresorin.Por “Stop” sjell pamjet ekskluzive të përplasjes fizike mes të dyve, ku duket se djali nuk ka sulmuar.Vec kësaj, gazetari i emisionit prej javësh ka investiguar rastin, që kulmoi sot me një lajm të sipërfaqshëm.Ne ishim në Janinë, për këtë problem. Hajro Buzhari nga Gjirokastra, ose i ati i djalit që u bë protagonist i lajmit të sotëm, në vitet 1990 -1999 punoi si emigrant dhe kurseu 30 milion dhrahmi apo rreth 150 mije euro.Por ai humbi jetën në vitin 1999 dhe llogaria e tij u zhduk nga banka NBG në Janinë.Djemtë e të ndjerit kërkuan paratë dhe dyshuan, se mund t’i kishte marrë xhaxhi i tyre, Islam Buzhari, në bashkëpunim me drejtorin e bankës greke në Janinë. Djali i Hajros ka aritur ta dokumentojë këtë, duke filmuar xhaxhain, i cili pranon, se ka marrë 30 milionë dhrahmitë e vëllait të vdekur në Janinë.Sipas ekspertit dhe ish-ministrit Arben Malaj, tani kjo vjedhje nuk është më cështje administrative e bankës në Janinë, por cështje penale për prokurorinë e Gjirokastrës.Malaj jep disa këshilla mbi depozitat bankare dhe kriteret, që duhet të plotesojnë punonjësit e bankave, në mënyrë, që paratë e qytetarëve të jenë të sigurta.

Nadja dhe Faik Molla janë vetem 12 dhe 10 vjec, por fatkeqësitë i kanë përplasur fort në jetë.Babai i tyre humbi jetën gjatë një aksidenti në punë, duke i lënë ata jetimë. Nëna, me probleme në zemër, shkoi në Gjermani, për kurim, por atje humb jetën, duke i lënë fëmijët në një azil emigrantësh. Edhe pse të mitur, fëmijët u vunë në dilemën, nëse do të rrinin Gjermani, për t’u birësuar apo të ktheheshin në Shqipëri, për të jetuar me gjyshërit. Ata zgjodhën gjakun e tyre.Gjyshja e tyre tregon, se banojnë sa në një shtëpi me qira në tjetrën, me kushte të vështira e me orendi të falura. “Stop” , Elvis Naci dhe “Shqiptarët për shqiptarët” bëjnë apel, për t’i siguruar një shtëpi Nadja dhe Faik Mollës.

Opozita e bashkuar ishte që në orën 9.00 të mëngjesit në zyrën e presidentit të republikës Ilir Meta. Në fund të takimit, në faqen e presidencës u publikua mbështetja e kreut të shtetit për reformën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme. Në të njejtën linjë ishte dhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha, se në pak ditë opozita paraqet propozimet për reformën zgjedhore, ndaj nuk ka më alibi për shtyrjen e zgjedhjeve të parakohshme.Për reformën zgjedhore u mblodh sot dhe tryeza e OSBE-së, ku mori pjesë edhe PD-ja. Nga ana tjetër presidenca, sic kishte paralajmëruar, dorëzoi paninë penale ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani në tre prokurori, të përgjithshmen, të Tiranës dhe të krimeve të rënda.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *