STOP-EMISIONI 53(Sezoni 8) 16 Nentor 2022-Fatura e dritave 2 milione leke, pergjegjesi: u be tani, nuk zgjidhet. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 53(Sezoni 8) 16 Nentor 2022-Fatura e dritave 2 milione leke, pergjegjesi: u be tani, nuk zgjidhet.

Në nisje të programit, Saimir dhe Genti urojnë kombtaren shqiptare të futbollit për fat në ndeshjen miqësore me kombtaren italiane. Dueli i Shqipërisë me Italinë fqinje është një ekskluzivitet i TV Klan.

Në Tiranë, afër shkollës “Bajram Curri” jetojnë dy të moshuar pensionistë, të cilët ankohen, se janë mbifaturuar për energjinë elektrike.Gruaja e familjes Rrushani tregon, se në muajin shkurt është ndërruar matësi dhe në muajin qershor tyre u vjen fatura 1 milionë e 900 mijë lekë. Zonja tregon, se ata nuk kanë të ardhura dhe nuk përdorin as dush, as sobë. Kërkojnë ndihmë, pasi kanë trokitur në shumë dyer e nuk kanë gjetur zgjidhje. “Stop” ka mësuar, se në rastin e zotit Emin Rrushani, faji është i komshiut të tij elektricist, pasi sipas përgjegjesit të zonës për OSHEE, është bërë këmbimi I sahateve. Përgjegjësi i zonës e pranon këtë, në një bisedë me kamera të fshehtë.

Në Laprakë Shqiponja Mërkuri tregon, se gjithmonë ka qenë paguese e rregullt e energjisë elektrike. Por në shkurt është mbifaturuar me një shumë prej 3 milionë e 700 mijë lekësh, që sot është bërë 5 milionë lekë të vjetra. Zonja pretendon, se gjithcka ka ardhur për faj të faturistit dhe ky i fundit e pranon fajin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *