Përse shqiptarët bëjnë më pak fëmijë?

Rënia e numrit të lindjeve në tre mujorin e tretë të 2022, me 19.6%, nxori edhe njëherë në pah, ndryshimin e familjes tradicionale.

Në Shqipëri, familjet e reja e reja po lindin gjithnjë e më pak fëmijë.

“Çiftet sot kanë tendecën të krijojnë një familje bërthamë, me pak anëtarë të shkëputen nga familja e tyre e madhe dhe e nisin shpesherë krijimin e familjes me borxhe dhe hapat e mëtejshëm mendohen më thellë, më gjatë dhe bëhen ato llogaritjet”, tha sociologia Marsida Simo.

Pandemia, kriza energjitike, rritja e çmimeve dhe pagat e njëtja, janë disa nga faktorët që shumë çifte nuk mendojnë të kenë më shumë se një fëmijë.

“Bëjnë ato llogaritjet që më mirë një fëmijë dhe ia plotësoj të gjitha sesa të bëj një fëmijë tjetër dhe t’i përgjysmojë, ka ende çifte që mendojnë 2 ose 3 fëmijë, por që të ardhurat e tyre janë më të larta. Koha është e limituar për të sjellë në jetë një fëmijë”, theksoi ajo.

Sociologët thonë se shumë shpejt do të zhduket familja tradiconale, për të pasur shumë fëmijë, e më pas fëmijët kujdesen për prindërit me vonë.

“Nuk ndodh sot me prindërit e rinj, nuk i shikojnë më sesi ata që do t’i mbajnë’ por si individë që kanë jetën e tyre”, sipas Simos.

Sipas të dhënave të INSTAT, lindjet në 3-mujorin e tretë 2022 në Shqipëri lindën vetëm 6.172. Një shifër më e vogël se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të Fundit