STOP-EMISIONI 53 (Sezoni 9) 15 Nentor 2023-”Penaliteti eshte 4 milione”, avokatja pa prokure ben marreveshje e gjobit klientin.

Panajot Gjoni tregon, se para një viti u aksidentua te Kafja e Rremës nga një vajzë me automjet dhe rrezikoi jetën. Në ambientet e Spitalit të Traumës, Panajoti u kontaktua nga avokatja Ersila Abazaj, e cila mori përsipër të ndiqte procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit të makinës së autores së aksidentit. Mbas 16 ditësh, kur Panajoti doli nga spitali, avokatja i dërgoi asistenten, për të firmosur prokurën e përfaqësimit. Një muaj më vonë, pasi avokatja nuk po përgjigjej, Panajoti pajtoi një avokat tjetër, duke i revokuar prokurën Ersila Abazajt. Nga gjykimi Panajot Gjoni doli i pafajshëm, dhe iu drejtua kompanisë së sigurimit bashkë me avokatin e tij për dëmshpërblimin. Por avokatja e parë Ersila Abazaj, me prokurë të revokuar, kishte lidhur një marrveshje në emër të tij dhe kishte marrë dëmshpërblim 3.8 milionë lekë të vjetra, një shumë kjo qesharake në raport me dëmin.Me kamera të fshehtë Panajoti takon avokaten dhe Ersila Abazaj nxjerr justifikime për marrëveshjen, duke i thënë, se do t’i kalojë paratë.Më pas Panajoti shkon në Kompaninë e Sigurimit, ku habiten për revokimin e prokurës.Një tjetër shkelje është ajo e noteres Valbona Sinani, e cila e ka bërë këtë marrëveshje mes avokates dhe kompanisë së sigurimit. Ne e pyesim vetë noteren dhe ajo thotë, se revokimi i prokurës së avokates del në sistem, por kur e përballim rastin konkret, ajo zihet ngushtë e thotë, se atë ditë nuk ka punuar sistemi.

U hap sot Panairi i përvitshëm i librit. Mes titujve të rinj është dhe libri i Pandi Lacos “Curvid 19”.Video skandali i transmetuar në “Stop”, ku një 3 vjecareje iu thye këmba nga edukatorja në kopshtin privat të palicensuar “Stinët”, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në vend.Para dy ditësh Ministria e Arsimit njoftoi, se kanë rezultuar 8 subjekte pa licensë.Por në fakt, shifra është të paktën 10 herë më e lartë.Policia e shtetit ka ushtruar kontrolle në 201 subjekte, në të gjithë vendin, dhe në 81 të tilla, aktiviteti kryhej në kundërshtim me ligjin. Në njoftimin zyrtar thuhet, se janë evidentuar 63 çerdhe dhe kopshte pa licencë, ose me dokumentacion të parregullt. 40 prej tyre janë vetëm në Tiranë.Specialistët e Krimit Ekonomik kanë referuar materialet nëpër prokurori, për plot 7 vepra penale.

Dje transmetuam një rast të një ish përdoruesi droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën, për drogë. Ai tregoi, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk ia jep metadonin, që e ka detyrim. Sipas denoncuesit, mjeku në fjalë e shet metadonin.Përmes kamerës së fshehtë, mjeku Mandro dhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar. Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.E njejta gjë edhe në Berat. Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.Pas transmetimit të emisionit, Spitali i Fierit pezulloi mjekun toksikolog Lulzim Banushaj. Në policinë e Fierit u morën në pyetje, vec Banushajt, edhe mjekun tjetër Endri Mandro.Nga ana tjetër policia e Beratit ka proceduar penalisht punonjësin e qendrës për shitjen e Metadonit, Fatmir Spahiu, materialet për të cilin u referuan në Prokurori, për nxjerrjen e përgjegjësive penale, për veprën “prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjeksore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën e shëndetin”.Dritan Trepça, zv. president i UMSh-së tha, se rastet e transmetuara në “Stop” do të ndiqen nga degët në Urdhrin e Beratit dhe Fierit. Prepca thotë, se shkelja e kodit të etikës, ishte minimumi i dukshëm në materialin e transmetuar.

Të Fundit