Avokatja bën marrëveshje dhe vjedh klietin. Pas kësaj i vendos edhe gjobë

Panajot Gjoni tregon, se para një viti u aksidentua te Kafja e Rremës nga një vajzë me automjet dhe rrezikoi jetën. Në ambientet e Spitalit të Traumës, Panajoti u kontaktua nga avokatja Ersila Abazaj, e cila mori përsipër të ndiqte procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë e sigurimit të makinës së autores së aksidentit. Mbas 16 ditësh, kur Panajoti doli nga spitali, avokatja i dërgoi asistenten, për të firmosur prokurën e përfaqësimit. Një muaj më vonë, pasi avokatja nuk po përgjigjej, Panajoti pajtoi një avokat tjetër, duke i revokuar prokurën Ersila Abazajt. Nga gjykimi Panajot Gjoni doli i pafajshëm, dhe iu drejtua kompanisë së sigurimit bashkë me avokatin e tij për dëmshpërblimin. Por avokatja e parë Ersila Abazaj, me prokurë të revokuar, kishte lidhur një marrveshje në emër të tij dhe kishte marrë dëmshpërblim 3.8 milionë lekë të vjetra, një shumë kjo qesharake në raport me dëmin.Me kamera të fshehtë Panajoti takon avokaten dhe Ersila Abazaj nxjerr justifikime për marrëveshjen, duke i thënë, se do t’i kalojë paratë.Më pas Panajoti shkon në Kompaninë e Sigurimit, ku habiten për revokimin e prokurës.Një tjetër shkelje është ajo e noteres Valbona Sinani, e cila e ka bërë këtë marrëveshje mes avokates dhe kompanisë së sigurimit. Ne e pyesim vetë noteren dhe ajo thotë, se revokimi i prokurës së avokates del në sistem, por kur e përballim rastin konkret, ajo zihet ngushtë e thotë, se atë ditë nuk ka punuar sistemi.

Të Fundit