STOP-EMISIONI 52 (Sezoni 9) 14 Nentor 2023-“Te q* une me gjithe institucion, ca polici leshi”, mjeku shet metadon nen dore.

Një ish përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën, për drogë, ankohet, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk i jep metadonin, që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, se mjeku në fjalë e shet metadonin, ai e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien.Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.Kur u ankua te Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, edhe ky i fundit i bëri presion.Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i jep një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.

Një qytetar në Shkodër ka kapur një buf e pret që të flasë, a thua se është papagall. Rruga në Cakran është aq e prishur dhe e përmbytur, saqë nga makina duket si një lumë që vërshon.

Edhe në Berat situata e shitjes së metadonit, për të shpëtuar nga varësia e drogës, duket njëlloj problematike.Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.Ne kemi takuar mjekun në fjalë,por edhe një person, në shtëpinë e të cilit, metadoni gjendet në sasi të madhe dhe shitet për “nevojtarët” e tjerë.

Të Fundit