Shit e bli metadon sipas qejfit/ Mjekët në Fier dhe Berat s’ta japin medikamentin pa një 10-she

Një ish përdorues droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën, për drogë, ankohet, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk i jep metadonin, që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë.Sipas denoncuesit, meqë ky i fundit është ankuar nëpër institucione, se mjeku në fjalë e shet metadonin, ai e ka marrë inat dhe ia ka ndaluar dhënien.Përmes kamerës së fshehtë të emisionit tonë, jo vetëm mjeku Mandro, por edhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar.Kur u ankua te Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Fier, Arbër Arapi, edhe ky i fundit i bëri presion.Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i jep një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.

Të Fundit