Në taksi për të dëgjuar, si kryeministri Rama!
Kryeministri Rama ka pohuar disa herë, se kur këkron të mësojë problemet e vërteta të popullit, merr një taksi, dhe vetëm dëgjon shoferin. Kuriozë për të kuptuar, se cfarë dëgjon realisht i pari i qeverisë, këtë provë e bënë dhe gazetarët e STOP.
Postribë, kalaja e mbrojtur nga MK, por në mëshirë të fatit!
Në fshatin Box, komuna Postribë Shkodër, një firmë italiane po bën punime në kodrën rrëzë fshatit, afër kalasë, që mbrohet nga Ministria e Kulturës. Banorët shprehen të indinjuar për këktë situatë. Sipas ambientalistit Sazan Guri,fajin e ka kryeplaku i fshatit, që ka dhene leje pa pyetur banorët.
Durrës, bashkëjetesë me ujrat e zeza!
Prej vitesh banorët e lagjes 14 në Shkozet të Durrësit, vuajnë nga një kanal i ujrave të zeza, që e kanë afër shtëpive. Ata thonë, se situata është alarmante dhe për zgjidhjen e problemit, kanë hartuar një peticion me 600 firma. Kryebashkiaku Vangjush Dako deklaron, se është në dijeni të problemit, që ka një kosto prej 6 milionë eurosh.