STOP-EMISIONI 30 (Sezoni 9) 13 Tetor 2023- “Nuk ka sistem”, zyrtarët e arsimit nuk regjistrojne vajzën në gjimnaz

Altea Allkja është nxënëse në vitin 11 në shkollën e Dëshiranit të Belshit.Këtë vit ajo vendosi të zhvendoset në gjimnazin e Belshit, pasi në klasën e saj nuk ka nxënës, shkolla është larg nga banesa e saj nuk ofron kushte të mira.Megjithëse veprimet për zhvendosje i ka bërë nëpërmjet E-albania, madje duke i paraqitur ZA-së edhe vërtetimin, që banon në Belsh, zyrtarët e arsimit lokal i thonë, se transferimi nuk mund të ndodhë, sepse nuk e lejon sistemi.Gazetari i “Stop” përballet me këta zyrtarë, të cilët kanë regjistruar të tjerë të rinj, por thonë, se i ka cuar ministria.Pas këmbënguljes sonë, drejtori i ZA Belsh, pranon të regjistrojë Altean në gjimnazin e Belshit, aty ku i takon.

Elio nga Austria argëtohet para ekranit të televizorit me emisionin “Stop”. E njejta situatë me binjakët Amos dhe Alex, që jetojnë në Lion të Francës. Fëmijët e ekipit “Bashkimi” në Shkodër kanë zhvilluar një aksion për pastrimin e urës së Mesit.Si i themi fjalët mbrapsht. Ne i jemi drejtuar me një konkurs plot humor qytetarëve dhe i kemi thënë të shqiptojnë mbrapsht, fjalë të tilla si sheqerpare, kremastar, llafazan, apo kukurec. Situatat e krijuara janë për të mos u humbur.

Të Fundit