STOP – EMISIONI 27 (SEZONI 2)

Nga përmbytjet në Lac në DAR-in e Gjirokastrës.
Shirat e natës së mbrëmshme shkaktuan sërish përmbytje në zonën e Lacit, ndërsa një qytetar humbi jetën. “Stop” transmeton pamje të përmbytjeve, që i kanë realizuar dhe sjellë në redaksi vetë banorët e Lacit.Më pas shkojmë në qytetin e Gjirokastrës, ku Lindita Rova është zgjedhur drejtoreshë e DAR pak ditë, pasi u anëtarësua në PS.Para se të merrte detyrën, ka patur një biznes veshmbathjesh, për të cilin në dokumenta ka shkruar, se ka dorëzuar numrin e niptit, ndërsa me shkrim dore, pretendon se i ka humbur…?!

Si tregtohet hashashi dhe drigat e tjera në lokalet e Tiranës.
“Stop” provoi të kuptojë, sesa i përhapur është konsumi i hashashit dhe drogave të tjera nëpër baret dhe lokalet e Tiranës. Në zonën e ish-bllokut në zemër të kryeqytetit, drogat gjendeshin fare lehtë. Mjafton ta kërkoje hapur një cigare hashash apo party me kokainë dhe cdo kamarier apo menaxher lokali ta siguronte. Në lokalin e parë, klineteve iu sigurua cigare hashashi dhe iu ofrua edhe kokainë, kur të vendosnin ta provonin. Në të dytin, një festë private me kokainë e droga të tjera.

Kronika e plotë:

Në emisionin e sotëm investigativ, “Stop” u tregua shumë qartë se si ju mund të gjeni drogë në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Çfarë të bëni? Mjafton të kërkoni hapur një cigare hashash apo party me kokainë dhe çdo kamarier apo menaxher lokali ta siguron.
Dialogu tek lokali i parë
Qytetarja-Nargjile pihet, këtu?
Kamarieri – ….
Qytetarja – Jo!?
Kamarieri-Hashash, droga të tjera po. Po argjile, jo.
Qytetarja-Për këtë erdhëm ne ore… Për të pirë ndonjë gjë kështu (drogëra), nargjile.
Kamarieri-E doni me nargjile tamam?
Qytetarja-Po. Nuk keni? Po, sikur ka pasur këtu!?
Kamarieri-Ka pasur, po s’ka më. N.q.s doni ndonjë drogë tjetër, po.
Qytetarja-Po ca ke?
Kamarieri-Kokainë, krokodil, LSD-ë. Ca do ti?
Qytetarja-Hashash dua!
Kamarieri-Edhe mund ta gjejmë.
Kamarieri – Ta bëj unë me shije ca të duash ti.
Kamarieri-Si të dëshironi ju! Unë jam këtu, në shërbimin tuaj! Lokali është pak i fshehur, si të thuash, është mirë për këtë punë.
Qytetarja-Tani, sa është një kështu (qese hashash)?
Kamarieri-5 mijë lekë (të vjetra) është ajo.
Qytetarja-E keni vet ju, lokali? E gjen ti?
Kamarieri-I them një shoku, se ai merret (me drogë). N.q.se hashashi të ul tensionin, të fut në atë gjëndjen mellow, si quhet edhe lokali, kurse kokaina bën komplet të kundërtën. Kokaina të rrit tensionin.
Qytetarja-Adrenalinën.
Kamarieri-Adrenalinën. Edhe faktikisht alkooli ta ul, prandaj bëhet ai kombinimi alkool – kokainë, që pinë njerëzit. Kokaina më e pastër që mund të pihet është 50 %. Gjysmë për gjysmë, sepse të çahen venat e gjakut, të shkakton hemorragji të brendshme. Ne e përdorim më shumë, kur bëjmë “Party”, këtu tek lokali. Ne faktikisht, është pjesa këtu, që ne “Party-it” i bëjmë me pak veta. Kokaina faktikisht, këtu (lokal) është 80 mijë lekë (të vjetra) grami. Kokaina është e vetmja drogë, që nuk shkakton varësi trupore.
Qytetarja-Kokainën e pinë deputetët e …
Kamarieri – Me doktorë, ca janë mjek roje, që punojnë turni i tretë, të gjithë e pinë. Shiko! Xhaxhi im është kryetar i Qarkut të Beratit dhe Edi Ramën e ka shok të ngushtë. Në momentin, që është emëruar, është emëruar nga Edi Rama. Që i ka çuar mesazh, që kështu …je kryetari i qarkut. Dhe o pinë ata…
Qytetarja-Më fal! Ti e ke tëndin tani, lokalin?
Kamarierja-Jo. Këtë e kanë dy shokë të mi, kurse unë e menaxhoj. Ai është një kosovar e ka marrë këtë lokalin, kurse unë e menaxhoj.
Qytetarja-Ki kujdes nga këta (policia) njëherë!
Kamarieri -Nga kush?
Qytetarja-Mos të kap ndonjë (polic) …?
Kamarieri-E mbyll atë derën, aty. Pa një mandat, ai (polici) nuk hyn dot, sepse është pronë private. Kupton?
Qytetarja-Po.
Kamarieri -Unë jam i aftë ta largoj policin, t’i them, merr mandatin hajde nesër. Edhe n.q.s nuk ndodh diçka e tillë, prapë i kemi 3, 4 , 5 miq. Ndoshta 10-të.
Vjen pronari i lokalit
Pronari – Ca bëni ju? N.q.se doni “hashash”,  po bëjmë një telefon, na e sjellin.
Telefonata: Alo! C’osht kjo në shtëpi mo?! Kush të ka fut ty në shtëpi?! E premte sot?! Sot “top hill-i” na pret! Hajde këtej dhe dua nji qese (hashash). Klienti gjithmonë ka të drejtë! Kur vjen klienti kërkon hashash, t’i thjesht mundohu t’ia gjesh. Kur ta kenë këto atë idenë e vet (për kokainën), hajt ta provojmë! Unë do i qeras me nga dy viza ( kokainë ). Hajde mo, o Korca!
Djali që sjell hashashin.
…………………
Qytetarja – Sa bën o burrë?
Pronari-5000 lekë (të vjetra) mo, 5000 lekë bëjnë.
Qytetarja-5000 lekë (të vjetra)!
Qytetarja-Edhe këto (lekët). Merri ti, këto (lekët)!
Pronari-Jepja atij! Mbaje 5000 lekëshin aty  dhe kaq! Urdhëro goca! Jeni shumë në rregull.
Qytetarja-Faleminderit!
Pronari-Mirupafshim.
Qytetarja-Shumë faleminderit për respektin! Natën.
Dialogu tek lokali i dytë
Klientja-Më fal , të të bëj një pyetje?
Kamarieri-Po.
Klientja-Kur organizoni ndonjë gjë këtu?
Kamarieri-Nanjë tip si…kshu…
Klientja-“Party”
Kamarieri-E.
Klientja-“ Party” të vogël se duam …
Kamarieri-Në fakt, ne s’kemi bërë ndonjëherë po s’e di ta organizojmë po.
Klientja-Jo, se unë kam qenë dy herë vjet, prandaj po them, se duam të pimë ndonjë …
Kamarieri-E kuptoj.
Klientja-Hashash, ndonjë kokainë.
Kamarieri-Po, kuptoj.
Klientja-Kur?
Kamarieri-Po, shiko..!
Klientja-Kur filloni tamam, si me thënë, se ?
Kamarieri-Ne tamam, tetori. Tani, që fillon muaji tamam, fillojnë edhe shkollat, fillojnë, se tani s’ka shumë rob (njerëz). Kupton?
Klientja-Po, prandaj po them.
Kamarieri-Tani fillojnë vijnë robt.
Klientja-Po kështu hashash ose kokainë?
Kamarieri-Po s’është problem, se ka dhoma aty. Janë dhomat.
Klientja-Po pra e di, prandaj po them. Janë po ato çmime?
Kamarieri-S’është problemi aty, se këtë e rregullojmë ne. Thjesht të bëheni ju , ose ku di unë, një grup.
Klientja-I kam më tepër kosovarë.
Kamarieri-Po.
Klientja-Mirëpo , e ke parasysh, se dua t’i respektoj.
Kamarieri-E kuptoj, e kuptoj.
Kamarieri-Po. Organizojeni ju, s’është problem, e mbajmë lokalin mbas orës 12 (të natës), me muzikë tamam, e kycim.
Klientja-Ndonjë krokodil, ndonjë gjë.
Kamarieri-Po.
Klientja-Shumë faleminderit.
Kamarieri-Faleminderit.
Klientja-Mirupafshim.

 

Farka 5 ditë pa autobuza urbanë.
Prej 5 ditësh banorët e Farkës nuk kanë autobuzë urbanë, për të lëvizur.Ata thonë, se janë ankuar deri në bashki, por nuk kanë ende një zgjidhje.Administratori i zonës Mateo Shaba thotë, se e njeh problemin, por nuk ka kompetenca të ndërhyjë.Ai përmend certifikatën e transportit, që është detyrë e drejtoreshës së lincensimit Itena Ndroqi.Ndërsa administratori i autobuzëve të Farkës, Xhemal Plaku tregon se ka licensë deri në vitin 2020 dhe taksat e fundit i ka paguar para 10 ditësh. E derisa zyrat dhe institucionet të gjejnë gjuhën, banorët do të enden në kërkim të një zgjidhjeje transporti.

Të Fundit