E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Revolucion në mjekësi! Mjekët italianë kryejnë transplantin e parë të makulës, i rikthejnë shikimin një gruaje 67-vjeçare të verbër

Për herë të parë në histori, mjekët italianë kanë realizuar një transplant unik të pjesës qendrore të retinës, makulës, duke i rikthyer pjesërisht shikimin një gruaje që kishte qenë e verbër për pesë vite.

Operacioni u krye në spitalin “Molinette” në Torino dhe përfshiu një paciente 67-vjeçare, e identifikuar si Elena, e cila kishte humbur shikimin në syrin e majtë pas një aksidenti të rëndë automobilistik. Si pasojë e dëmtimit të pariparueshëm të nervit optik, sinjalet e dritës nuk mund të transmetoheshin më nga syri drejt trurit. Sipas spitalit, megjithëse strukturat e syrit të majtë kishin mbetur të paprekura, dëmtimi i nervit optik e kishte bërë të pamundur rikthimin e shikimit. Ndërkohë, syri i djathtë vuante nga degjenerimi makular dhe kishte pësuar dëmtime të rënda në retinë dhe korne.

Mjekët u përballën me një situatë që deri tani konsiderohej e pakapërcyeshme, pasi mungesa e qelizave staminale në zonën e dëmtuar e bënte të pamundur një transplant klasik të kornesë. Ekipi i drejtuar nga profesori Michele Raibaldi arriti të përdorte indet e shëndetshme, por jo funksionale, të syrit të majtë për të krijuar një transplant të plotë anatomik në syrin e djathtë. Për herë të parë në botë, transplanti përfshiu jo vetëm kornenë, sklerën dhe konjuktivën, por edhe pjesën qendrore të retinës, makulën.

Spitali shpjegoi se procedura krijoi një “sy funksional” duke kombinuar pjesë nga dy sy të dëmtuar. Operacioni zgjati pothuajse gjashtë orë dhe u cilësua nga mjekët si jashtëzakonisht kompleks. “Tani po presim të shohim deri në çfarë mase retina e transplantuar do të jetë në gjendje të funksionojë, por rezultatet e para janë inkurajuese”, deklaroi profesori Raibaldi.

Risia u konfirmua edhe nga profesori francez Michel Pack, drejtues i departamentit të oftalmologjisë në Spitalin Kombëtar të Caen-Ven në Paris dhe specialist në sëmundjet e retinës, i cili e cilësoi procedurën si një zhvillim të ri botëror. Megjithatë, specialistët theksojnë se nevojiten më shumë studime shkencore për të vlerësuar efektivitetin afatgjatë të kësaj teknike dhe për të përcaktuar nëse ajo mund të aplikohet te pacientë të tjerë me probleme të ngjashme të shikimit.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑