STOP-EMISIONI 24(Sezoni 8) 6 Tetor 2022-Komshiu nderton pa leje, i demton banesen dhe e godet me tulla e dru.

Jemi në Selitë në pronën e qytetarit Ymerli Bardhollari.Ai tregon, se jeton prej 32 vjetësh në banesën e tij, të cilën e ka me certifikatë pronësie.Në vitin 2007 Ajet Zirko bleu shtëpinë ngjitur me të tijën dhe aty nisi kalvari i peripecive për Bardhollarin. Komshiu i ri i dëmtoi shtëpinë, ndërsa ngrinte 3 kate pa leje, ndaj dhe denoncuesi iu drejtua Policisë Ndërtimore. Në 2011-ën IKMT prishi 3 katet e Ajetit. Por pas dy muajsh Ajet Zirko e rindërtoi shtëpinë me një kat. Edhe për këtë ka vendim prishjeje nga IKMT, por që nuk u ekzekutua kurrë.Në këtë pikë Ymerli Bardhollari, i drejtua prokurorisë dhe gjykata e dënoi komshiun problematik për ndërtim pa leje në pronën e tjetrit. Kur tentoi të fliste me Ajetin, ky i fundit e goditi me tulla e dru, duke i rrezikuar edhe jetën.

Në Rusi ka nisur fushata e rekrutimit të qytetarëve, për të shkuar në frontin e luftës me Ukrainën. Ne kemi pyetur shqiptarët, a janë gati të rrëmbejnë armët, nëse e kërkon atdheu? Moshat më të thyera, u përgjigjën, se ishin të gatshëm të dëgjonin thirrjen e atdheut dhe pushka iu punonte akoma.Humori dhe patriotizmi dominojnë në përgjigjet e qytetarëve.

Për problemin, që Ymerli Bardhollari ka me ndërtimin e komshiut, shkojmë në njësinë numër 5, pasi kjo e fundit e ka pajisur Ajet Zirkon me një leje për riparime, pa ia parë dosjen qytetarit, që është në proces gjyqsor.Në Policinë Bashkiake, Toni Beni, shef i kontrollit të territorit, thotë, se nuk ka dijeni, për problemin, por tani, që mori informacion, do shkojë për verifikim dhe do ta përcjellë për vlerësim tek IKMT.Pas këmbënguljes së “Stop” IKMT thotë, se qytetarët Ajet dhe Tetem Zirko janë pajisur me leje për ndërhyrje izolim tarrace dhe jo ndërtim.

Të Fundit