Kemi udhëtuar drejt Shkodrës për shqetësimin e të moshuarit, Bardhok Gegaj. 82 vjecari është përjashtuar nga Azili i Shkodrës, pasi gjatë kohës së karantinës ka dalë pa leje, për të bërë për një trajtim në shtyllën kurrizore. Këtu ka nisur edhe konflikti me drejtorin, që ka cuar në nxjerrjen jashtë azilit, të Bardhok Gegajt. Nga ana tjetër, masa e pensionit 40% i është mbajtur nga azili, edhe pse gjatë kësaj kohe duhet ta siguronte vetë ushqimin, fjetjen dhe gjithcka tjetër. Në Sigurimet shoqërore të Shkodrës na pohuan, se masa e pensionit është mbajtur deri në 1 korrik 2020, kohë, kur është dorëzuar shkresa e azilit, që provonte, se i moshuari ishte larguar. Drejtori i shtëpisë së të moshuarve Shkodër, Fatjon Hoxha, thotë, se zotëria është larguar me dëshirë nga institucioni, edhe pse ai i është lutur të mos e bëjë. Në Shërbimin Social Shtetëror, shpjegojnë, se i moshuari mund të rikomisionohet, duke mbledhur shumë dokumente paraprakisht. Por deri atëherë 82 vjecari Bardhok Gegaj, do të jetë në rrugë të madhe.
Sot pasdite nisi aplikimi për Lotarinë Amerikane. Vitet e fundit numri i aplikuesve ka shënuar shifra rekord.Stop kujton, sesi në vitin 2013 kryeministri aktual, aso kohe kryetar i opozitës, premtonte hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Por duket, se këto vende pune për shqiptarët janë hapur në SHBA apo Gjermani.Presidenti Meta dekoroi sot heronjtë e betejës së Kodrës së Kuqe, ngjarje e ndodhur 78 vjet më parë.Gjatë ceremonisë së nderimit të Vojo Kushit, Sadik Stavalecit, Xhorxhi Martinit dhe Muharrem Llanajt, Meta citoi vargjet e himnit kombtar, duke bërë paralele me situatën politike aktuale.
Jemi ndalur në Durrës për problemin e qytetarit Tahir Roci, i diagnostikuar me sëmundje të rëndë. Pas disa peripecive shëndetsore, Tahiri i është drejtuar Sigurimeve Shoqërore të Durrësit dhe ka përfituar kemp të plotë, por pagesa i fillon në mars 2021. Kjo pasi penalizohet nga asistenca, me të cilën është trajtuar prej 1 viti.Mjeku i kempit shpjegon, se duhet të ishin paguar raportet nga punëdhënësi dhe jo të merrte pagën, në mënyrë që të mos penalizohej për pagesën e kempit, që tashmë e ka përfituar.Megjithatë, një mbledhje e posacme në degën e përfitimit të kempit vendosi përfitimin e kempit menjëherë për zotin Tahir Roci.