Mbahen homazhe për gazetarin Enrik Mehmeti, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Gazetari Enrik Mehmeti u shua në moshën 40-vjeçare në një aksident tragjik me motor në plazhin e Porto-Novës në Vlorë.

Homazhet në nderim të tij do të mbahen nga ora 12:00-14:00, në teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Pjesë e homazheve ishte dhe kryeministri Edi Rama teksa shfaqet duke përqafuar për disa minuta disa minuta nënë e gazetarit të ndjerë, në shenjë ngushëllimi.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku sipas policisë, Enrik Mehmeti po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale. Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Të Fundit