Spanja dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme, duke nisur nga ora 21:00, në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, në një duel që premton spektakël mes dy prej kombëtareve më të mira të momentit.
Si rrallëherë në historinë e Botërorit, në finale do të përballen skuadra që mbajnë vendin e parë dhe të dytë në renditjen e FIFA-s. Spanja vjen si favorite në letër, pas një ecurie bindëse gjatë turneut dhe një loje dominuese që e ka çuar deri në aktin final.
Nga ana tjetër, Argjentina, e udhëhequr nga Lionel Messi, ka treguar karakter dhe forcë mentale gjatë gjithë kampionatit, duke përmbysur situata të vështira.
Për Spanjën, kjo është mundësia për të rikthyer trofeun e Botës pas suksesit historik të vitit 2010, ndërsa Argjentina synon të mbrojë të shtojë një tjetër trofe në historinë e saj të pasur.
Miliona tifozë në mbarë botën pritet të ndjekin një finale që premton emocione, dhe një betejë të fortë për titullin më të rëndësishëm në futbollin botëror.




