E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP – EMISIONI 23 (SEZONI 3)

Rruga “Teodor Keko” dhe Materniteti i Korcës në kushte mjerimi.
“Stop” është ndalur në rrugën e harruar “Teodor Keko” pranë unazës së re në kryeqytet. Mungesë infrastrukture dhe gropa, është ajo për të cilën ankohen banorët e njësisë numër 6, duke kërkuar ndërhyrje nga ana e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj.Shefja e Urbanistikës në njësinë 6, thotë, se për momentin nuk janë parashkikuar investime për këtë zonë.Më pas transmetohen pamje nga Shtëpia e Lindjes në Korcë. Është e vështirë të mëndosh se mes këtyre imazheve, gratë sjellin jetë. Në Korcë thonë, se po ndërtohet materniteti i ri. Por derisa ai të jetë gati, qytetarët më të rinj të Korcës, do të vijnë në jetë në këto kushte…?!

Çudia e inspektorit:hetohet për shkelje, riemërohet nga drejtori i shkarkuar!

Kristaq Thimjo ishte larguar nga detyra si Inspektor i Mjedisit dhe Pyjeve në Gjirokastër, pasi akuzohej se i kishte shkaktuar institucionit një dëm ekonomik prej 6 milonë lekësh të vjetra. Por së fundmi, Thimjo rezulton të jetë kthyer në detyrë, edhe pse gjyqi ndaj tij nuk ka përfunduar. Si të mos mjaftonte kjo, rikthimi në detyrë i Kristaq Thimjos ka ardhur me firmën e Ergys Agasit, drejtor i Inspektoriatit Kombëtar të Mjedisit, më datë 14 Shtator, një ditë pasi Agasi është liruar vetë nga posti.

Më datë 10.04.2017, Drejtoria Rajonale e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gjirokastër ka shkarkuar nga puna kryeinspektorin Kristaq Thimjo dhe e ka paditur në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me akuzën se ka shkaktuar një dëm ekonomik institucionit me vlerën prej 652.644 lekësh.

Në redaksinë e emisionit “STOP” kanë ardhur informacion se kryeinspektori Thimjo është rikthyer në punë, ndaj gazetari i drejtohet I.SH.M.P-së në Gjirokastër.

Financieri i I.SH.M.P – Nuk e di, drejtori është … për momentin s’jam tha, jam sëmurë.

Gazetari –  Tashi, një herë na doli kam një problem, një herë sëmurë?!

Financieri i I.SH.M.P – Mos më shqetësoni! Jam i sëmurë, tha …

Gazetari – Na ndihmon dot me ndonjë numër, ndonjë kontakt?

Financieri i I.SH.M.P – Nuk të ndihmoj dot me asnjë gjë për momentin. Jam duke punuar.

Gazetari – Ku ta gjejmë zotin Kristaq?

Financieri i I.SH.M.P – Nuk vjen sot, është sëmurë, është me raport.

Gazetari – Ka marrë raport?

Financieri i I.SH.M.P – Po!

Gazetari – Ku e ka dorëzuar raportin?

Financieri i I.SH.M.P – Është … në këto momente po merr raportin.

Pavarësisht kësaj, gazetari mundi ta siguronte vetë numrin e kontaktit të kryeinspektorit të I.SH.M.P, Kristaq Thimjos, por ai refuzoi komunikimin, me pretendimin që është sëmurë.

Gazetari – Gazetari i emisionit “Stop” ju shqetëson, Genci Angjellari.

Drejtori Kristaq Thimjo – Po!

Gazetari – Si kaluat? Jam këtu tek zyra juaj, por ju nuk jeni. Doja t’ju takoja, t’ju pyesja për diçka.

Drejtori Kristaq Thimjo – Shiko! Unë kam një muaj e gjysmë me raport. Jo me raport, jam i sëmurë edhe…

Gazetari – Po ne të pamë qëparë, ishe këtu. Na thanë edhe këta çunat, që sapo ike.

Drejtori Kristaq Thimjo – Jo, jo! Nuk kam qenë aty. Mund të vij atje dhe iki … s’ka mos ka ndonjë problem të iki, jam sëmurë?

Gazetari – Të shkuara, të shkuara! Nuk të marr shumë kohë, thjesht do të pyesja.

Drejtori Kristaq Thimjo – Doni raportin?  Po doni, t’ju jap raportin, ju jap raportin.

Gazetari – Ok! Po ku mund ta marrim raportin? Të takojmë vetë?

Drejtori Kristaq Thimjo – Raportin do ta marrësh tek zyrat… eee në Tiranë, e kam nisur në Tiranë tek Spitali Qendror.

Gazetari – Z. Thimjo 2 minuta kohë, nuk të shqetësoj dhe nuk të marr …

Drejtori Kristaq Thimjo – Nuk shqetësohem, jam shqetësuar boll. Faleminderit!

Gazetari – Z.Thimjo, alo!

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër vendosi pranimin pjesërisht të padisë, duke detyruar të paditurin Thimjo t’i paguajë paditësit shumën prej 3 mijë lekësh të reja, që i korrespondon vlerës së sendit “USB”, të cilën kishte harruar ta dorëzonte kur është shkarkuar.

Gazetari i është drejtuar Gjykatës së Apelit, Gjirokastër, për të pyetur se si po shkon çështja e Kristaq Thimjos.

Kancelarja – Ka bërë njëherë kërkesë për avokat. Është normale që të përfaqësohet me avokat.

Është kryer akt – ekspertimi, ndoshta nuk kanë qënë shumë të qartë. Kështu që…

Gazetari – Ok! Po e ndjekim hap pas hapi.

Kancelarja – Edhe si kohë nuk ka ndonjë vonesë kushedi se çfarë.

Gazetari i emisionit “STOP” mundi të siguronte dy dokumente kontradiktore me njëra – tjetrën. Më datë 13.09.2017 Ergys Agasi është liruar nga detyra e kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, në Nivel Qendror.

Por në dokumentin tjetër thuhet se një ditë më pas, më datë 14.09.2017, ai ka rikthyer në punë Kristaq Thimjon, në detyrën e kryeinspektorit pranë I.SH.M.P-së Dega Rajonale Gjirokastër, edhe pse çështja e tij vazhdon të jetë e hapur në gjykatë.

Kullë Sukth, nxënësit e shkollës së mesme 3 javë pa mësim.
Nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar në Kullë të Sukthit nuk e kanë nisur mësimin si gjithë të tjerët. Shkak është bërë rikonstruksioni i vonuar i shkollës. Nxënësit thonë, se këtë javë do të ulen në bankat e klasave dhe këtë e pohojnë edhe dy nëndrejtorët e shkollës, të cilët nuk dinë të shpjegojnë, se pse nisën kaq vonë punimet.Zbatuesi i projektit Agim Cuka shprehet, se punimet e jashtme do të vazhdojnë edhe përtej afatit, për shkak të disa problemeve teknike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑