STOP-EMISIONI 219(SEZONI 7) 6 Korrik 2022-Policet dhunuan 2 vellezerit, gjyqtarja zvarrit procesin e mbron agresoret. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 219(SEZONI 7) 6 Korrik 2022-Policet dhunuan 2 vellezerit, gjyqtarja zvarrit procesin e mbron agresoret.

Në mars 2021 “Stop” udhëtoi në Vranisht të Vlorës për një rast të pazakonë, ku ishin përfshirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti, që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela. Policia pretendonte, se porta ishte vënë nga vëllezërit Varfaj, por rezultoi, se ishte vënë nga komshiu.Kur njëri nga vëllezërit Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë proces verbal, u kuptua, që situata ishte e sajuar. Kur i akuzuari nxorri telefonin, për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për t’ia marrë, për të fshirë videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91 vjec.Mujet dhe Inajet Varfaj treguan për “Stop” detajet e ngjarjes.Pas dhunës, policët arrestuan një nga vëllezërit, Mujet Varfajn, pasi Inajeti doli nga dritarja bashkë me telefonin. Po atë ditë, 3 policët bënë kallzim në komisariatin, ku punonin, në Himarë, sikur u dhunuan nga vëllezërit Varfaj.Pas dy ditësh familjarët konstatuan, se ditën e ngjarjes ishin zhdukur edhe 3.75 milionë lekë, që dyshojnë, se i kanë i kanë marrë policët.Pas transmetimit në “Stop” situata në vend që të zgjidhej, mori tjeër rrjedhë. Vëllezërit e dhunuar u akuzuan sikur kishin dhunuar ata policët, megjithëse provat ishin dukshëm të montuara. Prokurorja e Vlorës Erida Visoci, e cila e ngatërroi me dashje dosjen, duke mbajtur peng dy viktimat e dhunës. Njëri nga vëllezërit është në arrest shtëpie dhe tjetri në paraburgim. Gjykimi zvarritet prej dy vjetësh, në shenjë hakmarrjeje, që denonuesit folën në “Stop”.

Një qene ka trembur gomarin, duke bërë që kafsha të vrapojë, e për pasojë të rrëzohet burri që ishte mbi të. Një foto e vjetër tregon fëmijët, që bënin vetë balona fluturuese. Një tjetër nostalgji janë edhe llastiqet me plumbce. Në një tjetër foto duket, sesi thaheshin rrobat e lara, mbi një tel në tubin ë sobës së drurit. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Rrahman Imeraj, 78 vjec, nga Durrësi, ankohet, se dëftesa e djalit nuk i korrigjohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave , edhe pse ka një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.Bëhet fjalë për një gabim të ndodhur në vitet ‘88-‘92 në Shkollën e Mesme Industriale “Leonik Tomeo” Durrës për mekanik. Djalit i është ngatërruar emri dhe mbiemri nga Gazmir Imeraj në Gazment Ymeraj.Përmbarimi i kërkon Arkivave të bëjë korrigjim në dokument.Por drejtori i arkivës, Ardit Bido, shprehet, se nuk e lejon ligji të korrigjojë dokumentat.Por Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, pas kërkesës së emisionit “Stop”, në pamundësi për të bërë korrigjimin në dëftesë, ka shtuar një vërtetim, ku citon, se ka një vendim gjykate të formës së prerë, që saktëson këtë gabim në emër dhe mbiemër. Ky dokument, i bashkangjitet dokumentacioneve të tjera, noterizohet, përkthehet dhe i vihet në dispozicion punëdhënësit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *