Më 18 qershor të 2019-ës një zjarr masiv ra në pallatin 12 katësh në lagjen “Dyli Haxhire” në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët.Tymi depërtoi nëpër të gjitha katet e këtij pallati, duke lënë të bllokuar banorët. Vetëm ndërhyrja e helikopterit, bëri të mundur nxirrjen e banorëve nga shtëpitë e tyre. Këta të fundit denoncojnë në “Stop” mungesën e sistemit të ajrimit dhe të hidrantëve. Për këtë rast, Bashkia Elbasan ka mbajtur edhe një relacion. Mustafa Arapi, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prefektura Elbasan thotë, se është ngritur edhe një komision për të gjitha dëmet e shkaktuara. Ndërsa Taulant Sinani, Drejtor i Emergjencave Civile, Bashkia Elbasan thotë, se me vendim të këshillit bashkiak, familja e dëmtuar, do të marrë 11 milionë lekë dëmshpërblim.Jo vetëm kaq! Të dy zyrtarët thonë, se do të kontrollohen objektet për zbatimin e kushteve të projektit, që këto situata të mos përsëriten.
Meta sulmon serish Ramareformat/ Shtohen kioskat ne Sarande!
Komisioni Europian rrëzoi sot kërkesën e Holandës për kthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.Presidenti Meta ka goditur sot sërish, duke sulmuar me statuse në facebook kryeministrin Rama dhe duke e quajtur shënimin e tij “refleksione mbi Ramareformat”. Nga ana tjetër, në kryesinë e kuvendit u mblodh komisioni i ligjeve dhe të hënën do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.Më pas transmetohet një video, që tregon sesi mbinë kioskat në Sarandë, në prag të zgjedhjeve lokale.
Pak kohë më parë, Hajdër Bendaj, i cili vuante nga kanceri i tiroides, iu drejtua emisionit “Stop” me shqetësimin, se nuk e merrte dot me rimburim ilacin, Nexavar, për të cilin ka aq shumë nevojë.Sot ai na bën me dije, se pas transmetimit të rastit të tij, Nexavar, që i kushton 5 milionë lekë të vjetra në muaj, u fut në listën e ilaceve të rimbursueshme. Hajdër Bendaj shpreh mirënjohjen dhe falenderimin për emisionin.