STOP-EMISIONI 212(Sezoni 6) 29 Qershor 2021- Skandali-Sarande/ deshmia e rreme mban taksistin padrejtesisht ne burg.

Në “Stop” ka ardhur një denoncim nga vëllai i Romand Kukës, i cili na tregon me detaje, sesi është arrestuar dhe burgosur pa të drejtë i vëllai nga Prokuroria e Sarandës. I vëllai akuzohet për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike, por Romandi në këtë ngjarje ka qenë thjesht një taksist dhe nuk ka lidhje fare me 3 personat e tjerë, të cilët u kapën në flagrancë nga Policia në Konispol. Shkaku kryesor i dënimit të Romandit ishte deklarata e bashkëjetueses së njërit prej tre personave, që u kapën në flagrancë, Brunilda Gjikola. Ajo ka gënjyer, duke shpresuar të nxirrte nga burgu bashkëjetuesin e saj. “Stop” mundi që të identifikojë dëshmitaren Gjikola, e cila në një regjistrim me kamera të fshehtë pranon, se gjithcka ka qenë e rreme dhe Romandi rri kot në burg.Brunilda thotë, se nga frika dhe kompromisi i premtuar për partnerin, ajo gënjeu, duke deklaruar, se Romandi ishte organizatori i grupit.

Delindi është një djalë i vogël, që ka sjellë në redaksinë e “Stop” kursimet e tij, për të ndihmuar familjen Tafani në Elbasan, historia e së cilës u transmetua në programin tonë.Disa drejtues automjetesh denoncojnë gjobat, që kanë marrë nga policia e Dibrës, ndërsa ishin në servis.

Elidon Karaj është divorcuar dhe nga martesa ka nje vajzë, që sot është 11 vjec. Ai thotë, se ka 7 vjet, që nuk e takon fëmijën, megjithëse në vendimin e gjykatës, i mundësohet takimi të shtunën e parë dhe të tretë të muajt. Nëna e vajzës refuzon takimin me të atin. Elidoni tregon, se e ka shlyer detyrimin e pensionit ushqimor, por përmbaruesi shtetëror nuk bën dot ekzekutimin e vendimit. Sot cështjen ia ka besuar një përmbaruesi privat. Kamera e “Stop” ishte një të shtunë, kur duhet të ndodhte takimi, por dera nuk u hap e takimi sërish nuk u realizua. Juristi Armando Tragaj shpjegon, se pengimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës është vepër penale, që dënohet me gjobë e deri në dy vjet heqje lirie. Denada Toce, psikologe, shpjegon traumën, që i shkaktohet fëmijës në këtë rast, traumë, që e mbart me vete gjithë jetën.

Të Fundit