Banorët e lagjes “Paskuqan 2” i janë drejtuar emisionit “Stop”,pasi kanë probleme me një stallë lopësh afër shtëpive të tyre.Distanca është më pak se 2 metra dhe era e keqe dhe ndotja e bën jetesën e tyre të përditshme shumë të vështirë. Banorët thonë, se fëmijët e tyre po sëmuren nga alergjitë nga ky problem, që vijon prej vitit 2013.Kanë provuar t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik, që në vitin 2015 i kërkuan komunës së kohës marrjen e masave.Edhe në njësinë administrative aktuale në vitin 2018, u thanë, se cështja do të rregullohet, por ende nuk është marrë asnjë masë.Në njësinë administrative të Paskuqanit,administratori shprehet, se nuk ka dijeni për problemin, pasi është emëruar në janar të vitit 2019.Por ai thotë, se me një kërkesë të re, sigurisht, që do të merren masat. Në Institutin e Shëndetit Publik, doktoreshë Elida Mata, shpjegon, se ka një sërë sëmundjesh, që mund të shkaktohen nga situata e bashkëjetesës me lopët, që nga dizanteria, salmonela, hepatiti A dhe një sërë alergjish apo infeksionesh të ndryshme, me rrezik për shëndetin e njeriut.
Një përgjigje për L. Bashën/ Pse mjekët rendin drejt Gjermanisë?!
Në nisje të emisionit, redaksia e “Stop” i përgjigjet akuzave të kreut demokrat Lulzim Basha në emisionin e mbrëmshëm “Opinion”. Basha tha, se ne po përdoremi nga pushteti. Por “Stop” i tregon drejtuesit të PD-së dhjetëra raste të publikimit të skandaleve të Rilindjes, me rriskun, se mund të mund të quheshim të përdorur nga Lulzim Basha.Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen: pse mjekët ikin drejt Gjermanisë, kur Rama thotë, se ata në Shqipëri paguhen po aq, në mos më shumë, se në Gjermani?!
“Fundjavë ndryshe” përuron Qendrën e Solidaritetit, më e madhja në rajon.
Pak ditë më parë “Fondacioni Fundjavë Ndryshe” përuroi “Qendrën e Solidaritetit” e shtrirë në mbi 43 mijë km katrorë në rrugën kryesore të Arbrit.Në 3 vjet aktivitet, ky fondacion arriti të finalizojë projektin më të madh social në Ballkan.Përmes “Fundjavës”, një organizatë studentësh holandezë ka mbërritur në Shqipëri në një mision bamirësie. Studentët kanë dhuruar 40 frigoriferë dhe pako me ushqime, për njerëzit me vështirësi ekonomike.