STOP-EMISIONI 2 (Sezoni 9) 5 Shtator 2023-“Sa fole ti, me perplasen ne bide”, e moshuara abuzohet ne azil privat.

Denoncimi i rradhës në redaksinë tonë vjen nga zonja Nafije në adresë të Azilit Privat “Rrezet e jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko, nga djali i madh. Sipas Nafijes, nëna 86 vjecare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion.Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë.Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës, ku duken shenjat e abuzimit.Pas ndarjes nga jeta të nënës, Nafija shkon të marrë sendet e saj personale e të gjejë përgjigje për pikëpyetjet, që e mundojnë. Njëra nga punonjëset i thotë, se nuk ia ka prekur të ëmën, por kur e ka bërë, ta gjejë nga Zoti.Ndërsa Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, pretendon, se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara. Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake.

Sot përkujtohet 7 vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Opozita 3 B (Berisha, Basha e Bardhi) ka zhvilluar sot disa aktivitete të ndara. Lulzim Basha mblodhi krerët e degëve të pjesës së tij të partisë. Ndërsa Gazmend Bardhi mblodhi deputetët, që e mbështesin atë, Berishën dhe aleatët e tjerë.Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamjet e një trageti grek, që udhëton nga Vlora. Kushtet e tragetit janë skandaloze, me dyer e dërrasa të rëna në tokë dhe pisllëk në tualete.

Zamira Xhelilaj tregon, se në vitin 2019 është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, me të cilin ka edhe një fëmijë. Ajo ka hapur një proces gjyqësor për divorc dhe Gjykata e Shkallës së Parë në Fier ia la asaj kujdestarinë e fëmijës, duke caktuar dhe takimet me të atin. Babai i fëmijës nuk ishte dakord me gafikun e takimeve dhe apeloi vendimin. Prej vitit 2019 pritet vendimi i Apelit. Pas ndarjes, Zamira u lidh me një tjetër burrë me të cilin solli në jetë një fëmijë. Por meqë divorci nuk ka përfunduar, qytetarja rezulton me mbiemrin e bashkëshortit të parë dhe rrjedhimisht edhe fëmija me burrin e dytë, mori mbiemrin e burrit të parë.Ne mësuam, se cështja ka shkuar në shkurt të vitit 2023 në tavolinën e gjyqtares Elona Mihali. Në këtë moment bëmë një kërkesë për përshpejtimin e cështjes, pasi moszgjidhja e martesës, ka sjellë pasoja të tjera.

Të Fundit