“Nuk më japin ujë që mos t’më ndërrojnë pampersin” rrahjet dhe abuzimet tek azili i “vdekjes”

Denoncimi i rradhës në redaksinë tonë vjen nga zonja Nafije në adresë të Azilit Privat “Rrezet e jetës”. Në këtë shtëpi për kujdesin e të moshuarve ishte akomoduar nëna e saj, e ndjera Kadrije Ruko, nga djali i madh. Sipas Nafijes, nëna 86 vjecare e paralizuar, është dhunuar dhe abuzuar në këtë institucion.Nafija e vizitonte të ëmën dhe kjo e fundit i thoshte, se e keqtrajtonin e nuk i jepnin për të ngrënë e për të pirë.Madje vetë Nafija konstatoi hematoma në trupin e së ëmës së ndjerë.Zonja Nafije ka edhe fotografi, që i ka bërë së ëmës, ku duken shenjat e abuzimit.Pas ndarjes nga jeta të nënës, Nafija shkon të marrë sendet e saj personale e të gjejë përgjigje për pikëpyetjet, që e mundojnë. Njëra nga punonjëset i thotë, se nuk ia ka prekur të ëmën, por kur e ka bërë, ta gjejë nga Zoti.Ndërsa Lili Sadaj, bashkëshortja e administratorit të azilit “Rrezet e Jetës”, pretendon, se e ndjera Kadrije, herë pas here bënte veprime të pakontrolluara. Nga ana tjetër, për doktorin e qendrës Selim Ibrahimi, diagnoza ishte tension dhe probleme kardiake.

Të Fundit