Nikolina Mali, përfaqësuese e 12 studentëve solli në redaksinë tonë shqetësimin për mospajisjen me numër matrikulimi. Këta studentë janë futur në Universitetin e Arteve, pas rishpërndarjes së kuotave dhe kanë filluar procesin mësimor në nëntor të 2019-ës. Në janar nuk kanë bërë pagesën, për shkak, se nuk janë matrikuluar dhe u është thënë vetëm që të presin. Zëvendësrektori i Universitetit të Arteve, Erald Bakalli, shpjegon, se situata me rialokimin e kuotave ndodh cdo vit. Problemi, sipas tij, është me QSHA, që i ka bllokuar këta studentë e nuk i jep numër matrikulimi. Etapa e 3-të e konkursit është mbyllur në 16 tetor 2019 dhe rishpërndarja është bërë në 22 tetor më studentë nga u albania.I drejtohemi Rash-it dhe drejtori shprehet, se sistemi hapet dhe mbyllet me data të caktuara, jo sipas dëshirës.në këto kushte zgjidhja duhet të jepet nga Ministria dhe të mbahet përgjegjësi, për shkresën, me të cilën është bërë rialokimi i kuotave.
Fëmijët kanë performuar sërish në fushat që kanë hobi, duke iu përgjigjur nismës së emisionit tonë: rri në shtëpi-rri me Stop.Marjana Kondi është personazhi Vip i rradhës, që tregon përvojën e izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.Me humor ajo përshkruan ditët dhe aktivitetin e saj në një periudhë të pazakontë për të gjithë.
Jemi ndalur në qytetin e Durrësit, në shtëpinë e një nëne të divorcuar me tre fëmijë, njëri prej të cilëve, i sëmurë me meningjit.Për djalin merr kemp, por i është hequr kujdestaria, për të cilën duhet të zhvillojë një gjyq, që shkon 700 mijë lekë të vjetra. Gruaja tregon, se i është drejtuar bashkisë për ndihma, por askush nuk e ka ndihmuar.Emisioni Stop dhe fondacioni Firdeus ka cuar në shtëpinë e saj ushqime dhe sendet e nevojshme të përditshmërisë.Stop dhe Firdeus kanë ndihmuar edhe 5 familje të tjera në nevojë në Durrës, që jetojnë në kushte të vështira.Po kështu edhe 10 familje janë bërë përfituese të ndihmave nga Stop e Firdeus.