E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen me shqiptarë në New York, e quan “Little Albania”: Ankohen italianët

“Little Albania” është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëve në New York, të publikuar nga Bashkia e qytetit, duke u renditur mes lagjeve që përfaqësojnë komunitete të ndryshme etnike dhe që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronx, ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet.

Megjithatë, publikimi i hartës ka nxitur reagime të shumta, pasi në të mungon “Little Italy”, një nga lagjet më ikonike të emigracionit italian në Shtetet e Bashkuara dhe një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë historike e kulturore të New York-ut.

Përfaqësues të komunitetit italo-amerikan, politikanë lokalë dhe drejtues institucionesh kulturore e kanë cilësuar këtë përjashtim si një gabim serioz, duke argumentuar se kontributi i emigrantëve italianë në zhvillimin e qytetit është i pamohueshëm dhe nuk duhet të lihet jashtë një harte që synon të pasqyrojë historinë e komuniteteve emigrante, shkruan New York Post.

Pavarësisht polemikave, “Little Albania” mbetet pjesë e hartës zyrtare, krahas enklavave të tjera të njohura si Koreatoën, Chinatoën, Little Ukraine, Little Guyana, Little Pakistan dhe Little Yemen. Bashkia e New York-ut ka sqaruar se qëllimi i kësaj harte është të dokumentojë lagjet që janë formuar dhe identifikuar ndër vite nga komunitete të ndryshme emigrantësh.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑