Lejet e ndërtimit pa kriter buzë autostradave janë burim i përhershëm aksidentesh. Emisioni ”Stop” trajtoi këtë problem, duke sjellë edhe një vëzhgim se çfarë ka ndodhur me ndërtimet në autostradën nga Elbasani në Tiranë.
Më datë 09.01.2018 Bashkia Tiranë ka miratuar lejen e ndërtimit të një subjekti, i cili ndodhet në autostradën Tiranë-Elbasan. Por ky biznes do të kërkojë që të ketë akses hyrjeje dhe daljeje në autostradë, duke ndërhyrë në mbrojtëset anësore të betonit.
Por kjo mund të shkaktojë aksidente, pasi automjetet në autostradë ecin me shpejtësi të madhe.
Gazetari i emisionit “Stop” iu drejtua Kosovës për të shfaqur ndryshimin me vendin tonë. Shteti fqinj nuk ka ndërtime përgjatë rrugëve nacionale, çka redukton mundësinë e aksidenteve në to.
Specialisti Afrim Zenelaj sqaroi se nuk mund të jepet leje ndërtimi pa u konsultuar me Autoritetin Rrugor Shqiptar, por për fat të keq kjo ndodh rëndom në Shqipëri.
“Për rrugët interurbane kryesore është distanca nga kufiri rrugor për ndërtim, që është 40 metra. Brenda këtij kufiri nuk duhet të lejohet asnjë lloj ndërtimi. Por duke parë zhvillimet kaotike në këto 25 vite, pushteti lokal nuk i ka patur në konsideratë këto. Ka zhvilluar në bazë të urbanistikës. Ka rrugë që kanë zbatuar në mënyrë rigoroze këto distanca, ka dhe rrugë që të gjitha objektet janë në buzë të rrugës, çka përbën në burim të theksuar aksidentesh”, tha specialisti.
Ai tregoi se sipas nenit 22 të ligjit numër 8378 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, nuk mund të bëhet një leje ndërtimi pa marrë autorizimin e ARRSH-së.
Emisioni ”Stop” tregoi shembuj të zbatimit të ligjit të sigurisë rrugore me dy standarde në autostradat tona.
Gazetari i drejtoi një pyetje kryebashkiakut Veliaj, se çfarë ndryshimi kanë bizneset nga njëri-tjetri, që disa i lejon të kenë hyrje-dalje të makinave e disave jo.
Kongresi i Përmetit dhe një deja vu paralamentare.
Plot 74 vjet më parë, në 24 maj 1944 u mbajt Kongresi i Përmetit, ndaj “Stop” përshëndet me një këngë për këtë ngjarje historike.Në seancën parlamentare të së enjtes u përsërit pikë për pikë ajo, që ndodh prej 3 javësh. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, tejkaloi kohën e fjalës së tij dhe drejtuesi i parlamentit Gramoz Ruci i hoqi zërin. Opozita bllokoi foltoren, seanca u ndërpre dhe Basha e vijoi fjalën e tij live në facebook.
Vlorë, shtëpia e amortizuar rrezik për qytetarët, faji mbetet jetim.
Një shtëpi e shkatërruar në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë është shndërruar në rrezik për banorët aty pranë dhe kalimtarët.Bashkia e qytetit është mjaftuar me vënien e një tabele njoftuese për rrezikun.Në Inspektoriatin e Ndërtimit thonë, se për të vepruar, duhet që më parë, të marrë vendim zyra e emergjencave civile.Nga ana tjetër kreu i emergjencave, Ardian Vreshtazi, ngre pretendimin, se nuk po gjendet pronari i banesës së amortizuar, për t’i komunikuar prishjen e saj.Gazetari i “Stop” e gjeti pa vështirësi vëllain e pronarit, i cili shpreh, se nuk kishte asnjë lloj dijenie, por ishte dakord me shembjen e banesës problematike.