STOP-EMISIONI 186(Sezoni 11) 25 Maj 2026-Masa qe i shkaterroi jeten, shkon per nje vdekje, gjobitet e i hiqet licensa e mjetit

Lulash Makës nga Durrësi deoncon një konflikt administrativ me pasoja të rënda personale dhe financiare për të. Maka, i pajisur me të gjitha dokumentet, licencën dhe certifikatat për transport kombëtar dhe ndërkombëtar, kishte marrë një kredi për të blerë autobus dhe punonte në një linjë të përcaktuar transporti.Në një rast vdekjeje, ai devijoi nga itinerari i zakonshëm dhe po kryente rrugën Durrës–Tiranë, kur në zonën e stacionit të trenit në Durrës, u ndalua nga policia. Ndaj tij u vu një gjobë prej 1 milionë lekësh të vjetra dhe iu pezullua licenca, me argumentin, se po qarkullonte jashtë linjës së lejuar Tiranë–Shijak–Tiranë.Maka e kundërshtoi këtë vendim fillimisht në organet administrative dhe më pas në Gjykatën Administrative. Gjykata nuk e shqyrtoi çështjen në themel, pasi e rrëzoi padinë për shkak të tejkalimit të afateve. Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit që prej vitit 2022 dhe ende nuk është marrë në shqyrtim.Sipas ekspertit Arben Llangozi, raste të tilla duhet të zgjidhen nga institucionet administrative dhe jo të kalojnë në gjykatë, pasi krijojnë kosto të panevojshme për qytetarët. Ndërkohë, pasojat për Lulash Makën kanë qenë të rënda. Ai ka humbur autobusin për shkak të kredisë, vendin e punës dhe ka përballuar vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta, për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

Një grup influencerësh shkaktoi kaos në një qendër tregtare, duke hedhur rreth 650 euro në mes të turmës, pasi e kishin paralajmëruar këtë më herët në rrjetet sociale. Ngjarja degradoi në përleshje, duke lënë të paktën 5 persona të plagosur. Autoritetet kanë nisur procedurat dhe kanë bërë denoncim ndaj organizatorëve.

Në Shën Vlash të Durrësit, zonja Dhurata po përballet prej dy muajsh me një situatë problematike. Ajo nuk po arrin të marrë pensionin e saj të pleqërisë. Gjithçka nisi pas humbjes së bashkëshortit më 2 tetor 2025. Vetëm pak ditë më vonë, Dhurata tërhoqi në postë disa muaj pension të prapambetur të bashkëshortit, përfshirë edhe muajin tetor. Sipas saj, këto ishin pagesa, që i përkisnin një periudhe, kur ai ishte ende në jetë, ndërsa muaji tetor më pas iu mbajt si pjesë e shpenzimeve funerale.Megjithatë, në shkurt, ajo u njoftua nga Posta në Rrashbull, se duhej të kthente 1 milionë e 100 mijë lekë të vjetra, në të kundërt nuk do të mund të tërhiqte pensionin e saj. Që prej asaj kohe, Dhurata thotë, se është paraqitur disa herë pranë sportelit, por pa rezultat, duke mbetur kështu pa të ardhurat e vetme.Kur u kërkua një sqarim nga punonjësit e postës, ata deklaruan, se pensioni nuk ishte i bllokuar dhe se qytetarja nuk ishte paraqitur për ta tërhequr. Por, Dhurata tha, se ka dy muaj, që i refuzohet marrja e pensionit.Në Sigurimet Shoqërore Durrës, sqarojnë, se në raste të tilla, pagesat pas ndarjes nga jeta, lidhen me procedurat e trashëgimisë. Drejtoria Rajonale bëri të ditur, se do të shqyrtojë dokumentacionin përkatës, që Dhurata dhe familja e saj të mos përballen me penalizime të padrejta.

Të Fundit