Jemi në Vlorë, pasi babai i një vajze 15 vjecare, e cila vuan nga crregullime të spektrit autik, denoncon neglizhencën e stafit të qendrës komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Vajza e tij ka rreth 4 muaj, që nuk e frekuenton qendrën, duke humbur dhe terapinë, për shkak të neglizhencës së mësueses, e cila merrej me vajzën në qendër.Gazetari i “Stop” shkon bashkë me babain e vajzës në qendrën e fëmijëve, për të takuar mësuesen e vajzës. Prindi dhe mësuesja debatuan para kameras për kujdesin e munguar ndaj 15 vjecares.
Pas interesimit të “Stop”, rasti u zgjidh. Vajza me crregullime të spektrit autik, do t’i rikthehet sërish qendrës dhe trajtimeve, që bënte më parë.
Shumë fëmijë janë argëtuar me nisjen e emisionit “Stop” dhe janë filmuar, duke imituar drejtuesit te programit dhe velinat tona.Klintoni u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur a i dinë dhe si i kuptojnë shprehje të vecanta e të cuditshme të fjalorit të gjuhës së sotme shqipe. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e qytetarëve.
Jetonin në Vorë në një shtëpi të vjetëruar, të cilën tërmeti i 26 Nëntorit ia dëmtoi totalisht. Kryefamiljari Sabri Vrioni u mundua ta sajonte shtëpinë me dërrasa, por kjo ishte shumë e rrezikshme për familjen dhe dy vajzat e vogla.Sabriu është i sëmurë me diabet dhe probleme në zemër, ndaj është i paaftë për punë. Bashkëshortja ka probleme të theksuara me zemrën dhe tensionin. Emisioni “Stop” dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe” në bashkëpunim me kompaninë “Philip Morris” i dhuroi familjes Vrioni një shtëpi të re në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër përkujdesja për familjen do të vazhdojë, qoftë me nevojat mjekësore të prindërve, mundësinë për punë, po ashtu edhe me shkollimin e dy vajzave të vogla.