Erjona Hoxha, e cila prezantohet si punonjëse tatimesh, akuzohet, se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar, se do t’i siguronte një banesë me çmim të ulët, gjoja të bllokuar nga bankat. Një taksist, që operon në linjën Shqipëri–Turqi, ra në kontakt me të dhe, i bindur nga premtimet, i dha fillimisht 10 mijë euro kapar, për blerjen e një shtëpie pranë zonës së stacionit të trenit, që sipas saj do të realizohej brenda 10 ditësh.Por afati kaloi pa asnjë rezultat. Më pas, Hoxha i kërkoi shuma të tjera parash, duke u justifikuar me nevoja personale si ilaçe, apo ndihmë për familjarët. Në total, qytetari pretendon, se i ka dhënë asaj rreth 14 mijë euro. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, shtëpia nuk u sigurua kurrë dhe vetëm një pjesë e parave është kthyer.Sipas komunikimeve të siguruara, rezulton, se ende mbeten pa u kthyer 7 mijë e 400 euro. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Erjona Hoxha ka premtuar, se do ta shlyejë të gjithë shumën e mbetur, duke e bërë këtë pas presionin nga gazetarja e “Stop”.
Një video e ëmbël tregon një moment të pazakontë dhe të ndjerë. Fëmija, i quajtur Daniel, i ulur në karrocë, shfaqet i gëzuar, teksa pranë tij ndodhet një mace, duke krijuar një skenë të ngrohtë njerëzore. Në Durrës, qytetarët përballen me një realitet absurd. Strukturat e vendosura për uljen e shpejtësisë së automjeteve, apo sic quhen policët e shtrirë, janë prishur nga punonjës policie, në vend që të riparohen apo të standardizohen me asfalt.
Elisabeta Toskaj rrëfen, se është martuar me bashkëshortin në vitin 2003, ndërkohë që ai kishte qenë më parë i martuar dhe i divorcuar. Çifti jetoi për rreth 15 vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të dy kishin shtetësi amerikane dhe ndërtuan jetën me punë dhe investime. Pas kthimit në Shqipëri, ata u përballën me një problem serioz në dokumentacionin e gjendjes civile. Në certifikata, bashkëshorti rezultonte ende si i divorcuar, ndërsa zonja Toskaj figuronte e martuar me shtetas të huaj, duke mos reflektuar martesën e tyre reale.Për të zgjidhur këtë problem, ata iu drejtuan gjykatës. Gjykata e shkallës së parë vendosi korrigjimin e të dhënave, duke njohur situatën faktike. Megjithatë, çështja u apelua dhe zvarritjet gjyqësore zgjatën për vite me radhë. Gjatë kësaj kohe, ndërsa prisnin një vendim përfundimtar, bashkëshorti i zonjës Toskaj ndërroi jetë pas 7 vitesh pritjeje, vetëm pak muaj para se gjykata e apelit të shprehej.Në përfundim, gjykata e apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke pranuar korrigjimin e certifikatave. Por, pavarësisht këtij vendimi, në certifikatën e vdekjes bashkëshorti vazhdon të figurojë si i divorcuar. Si pasojë, Elisabeta Toskaj nuk njihet si bashkëshorte dhe as si trashëgimtare ligjore e tij, si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA.




