STOP-EMISIONI 186(Sezoni 11) 22 Maj 2026-Gjykata vendos, Policia Rrugore s’e zbaton, nderhyrja e “Stop” e zgjidh per nje ore

Jemi në Elbasan, ku Policia e Qarkullimit Rrugor nuk ka zbatuar një vendim gjykate, duke sjellë përplasje mes qytetarit dhe institucioneve. Gjergji Gega shpjegon, se problemi lidhet me të birin, i cili në tetor 2025 i kishte shitur automjetin e tij tip “Benz” një komshiu në mirëbesim. Automjeti është ndaluar nga Policia Rrugore Elbasan rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe drejtuesi ka rezultuar i dehur.Policia ka sekuestruar mjetin dhe ka bllokuar edhe lejen e drejtimit të djalit të tij. Ndaj të riut është vendosur edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh.Qytetari shprehet, se fillimisht pagoi gjobën dhe angazhoi një avokat për 700 mijë lekë, duke e çuar çështjen në Gjykatën Administrative Tiranë. Gjykata ka urdhëruar, që Policia e Elbasanit të lirojë lejen e drejtimit, por sipas denoncuesit, kjo nuk ka ndodhur. Policia e Qarkullimit Rrugor Elbasan ka kërkuar, që dokumenti të vijë zyrtarisht ose të dorëzohet një vendim i shkurtuar për ekzekutim.Gazetarja e “Stop” ka kontaktuar edhe përfaqësues të sektorit për patentat, përfshirë Alfred Karaj, i cili ka kërkuar që ankesa të dorëzohet zyrtarisht.Pas depozitimit të ankesës sonë, shoqëruar me vendimin e Gjykatës Administrative Tiranë, brenda një ore u bë i mundur kthimi i lejes së drejtimit për të birin e Gjergji Gegës.

Një propozim i tendencave të fundit të modës me cmim stratosferik. Duket e pabesueshme, por një nga markat më të njohura ndërkombtarisht, ka propozuar një veshje, që është thjesht një kuti kartoni, cmimi i së cilës shkon rreth 9 mijë dollarë.

Në zonën e Kombinatit në Tiranë është evidentuar një situatë problematike mes tregtarëve të formalizuar dhe ambulantëve të paligjshëm, që sipas tyre po u dëmton biznesin.Tregu i Kombinatit, një nga shtatë tregjet fikse, që administrohet nga Agjencia e Administrimit të Tregjeve Bashkia Tiranë, ka mungesë klientësh, sidomos në sektorin e rrobave të përdorura. Tregtarët shprehen se, ndonëse paguajnë taksa mujore, xhiroja e tyre është ulur ndjeshëm.Sipas tyre, një treg informal është zhvilluar shumë pranë tyre, ku shiten rroba të përdorura dhe produkte të tjera pa asnjë detyrim tatimor. Sipas tyre, tregtia zhvillohet në një ambient të improvizuar, përfshirë katin e parë të një pallati të dëmtuar nga tërmeti, që paraqet rrezik për sigurinë e njerëzve. Tregtarët e licencuar shprehen, se kjo konkurrencë e pandershme, i ka çuar drejt falimentimit.Gjatë vëzhgimit në terren u evidentua gjithashtu mungesë reagimi nga strukturat e kontrollit, ndërsa prezenca e Policia Bashkiake Tiranë u përshkrua nga tregtarët si pasive.Drejtori i Agjencisë së Tregjeve Fatjon Dhuli pranoi ekzistencën e problematikës, duke deklaruar, se institucioni ka kërkuar disa herë ndërhyrjen e Policisë Bashkiake. Ai u bëri thirrje tregtarëve ambulantë të formalizohen dhe të bëhen pjesë e tregjeve të miratuara.

Të Fundit