STOP-EMISIONI 183(Sezoni 11) 19 Maj 2026-Prokurorja dyshohet per fshehje pasurie, perfitim prone me letra false, shteti e con ne gjyq

Denoncimi i radhës na çon në Ksamil, ku janë ngritur dyshime, se familja Memko, ku bën pjesë edhe prokurorja e Sarandës Hava Memko, ka përfituar në mënyrë të paligjshme 21 hektarë tokë pyll dhe kullotë pranë bregdetit. Sipas denoncuesit, prona është përfituar përmes një vendimi të vitit 2001 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, dega rajonale Vlorë. Mbi këtë vendim rëndojnë dyshime për falsifikim të dokumenteve të trashëgimisë, të vulës institucionale dhe të firmave të anëtarëve të komisionit.Një akt-ekspertim i realizuar nga eksperti i pavarur Vladimir Konomi ka konstatuar, se firmat e anëtarëve të komisionit janë hedhur nga i njëjti person, duke ngritur dyshime serioze mbi vlefshmërinë ligjore të vendimit.Ndërkohë, sipas formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë, rezulton, se prokurorja Hava Memko, nuk e ka deklaruar këtë pronë, ndonëse ligji e detyron një gjë të tillë. Ish-prokurorët Ervin Karanxha dhe Gentjan Ternova shpjegojnë, se mosdeklarimi i pasurisë përbën shkelje ligjore.Për këtë çështje ka reaguar edhe Këshilli i Ministrave, i cili ka hapur proces gjyqësor në Gjykatën e Sarandës, duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimit të vitit 2001, përmes të cilit janë përfituar 21 hektarët në Ksamil.

Një pallat në Elbasan, është “pushtuar” nga telat elektrikë. Banorët kanë shprehur shqetësim për situatën, por askush nuk ka bërë asnjë zgjidhje. E vetmja alternativë, u ka mbetur sensibilizimi përmes videove dhe ngritja e alarmit në redaksinë e emisionit “Stop”.

Në rrugën “Kastriotët”, pranë kthesës së Kamzës, ndodhet një ndërtesë e amortizuar, që prej vitesh, është kthyer në shqetësim serioz për banorët e zonës. Godina, e cila më herët ka shërbyer si shkollë dhe më pas si qendër votimi, sot është jashtë funksionit dhe është shndërruar në vendgrumbullim mbeturinash dhe strehë për përdorues të lëndëve narkotike.Banorët shprehen, se situata është bërë e padurueshme, jo vetëm për shkak të ndotjes dhe erës së rëndë, por edhe sepse ndërtesa pengon kalimin e lirë të këmbësorëve, të cilët detyrohen të ecin në rrugën e automjeteve, duke rrezikuar jetën. Sipas tyre, godina është kthyer edhe në burim infeksionesh, ndërsa frika për të kaluar në atë segment rruge, është shtuar sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.Banorët thonë se kanë bërë ankesa të vazhdueshme pranë institucioneve përkatëse, por deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete.

Të Fundit