STOP-EMISIONI 180(SEZONI 7) 12 Maj 2022-Fituesi i tenderit per mish ne burgje me vetem 10 pula e oferten me te larte. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 180(SEZONI 7) 12 Maj 2022-Fituesi i tenderit per mish ne burgje me vetem 10 pula e oferten me te larte.

Agjensia e Blerjeve të Përqendruara në varësi të Ministrisë së Brendshme, për nevoja të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka shpallur procedurën e prokurimit “Blerje mishi dhe nënproduktet e tij” me një fond limit prej 314.572.580 lekësh. Kjo agjensi, pas vlerësimit të ofertave, ka shpallur fitues ofertën më të ulët, atë të kompanisë “Olta Sharra”me ofertë rreth 246 milionë lekësh. Deri këtu cdo gjë duket normale, pasi fitues u shpall ofertuesi me vlerë më të ulët.Skandali i këtij tenderi fillon në momentin, që njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në tender, Argent Daci, ankimoi vendimin, dhe Komisioni i Prokurimit Publik anulloi fituesin e parë dhe shpalli fituesë firmën ankuese Argent Daci, me një ofertë 310 mijë dollarë më të lartë, se fituesja e parë.Firma Argent Daci, sipas dokumentave zyrtare, ka vetëm 10 shpendë.Pra një firmë me vetëm 10 pula në inventar dhe jep ofertën më të lartë shpallet fituese e tenderit, për të furnizuar me mish burgjet e vendit për dy vjet e me një shumë parash 2.7 miliardë lekë të vjetra nga taksat tona.

Në një intervistë për Vogue, këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, tha, se shprehja më e përdorur në gjuhën shqipe në shtëpinë e saj është “c’ka ka për të hongër”. Pak kohë më parë ajo u shfaq në një video duke kërcyer valle shqiptare me gotë rakie në kokë.Në seancën e sotme parlamentare, disa deputeë u përfshinë në debate dhe iu drejtuan njëri-tjetrit me fjalën “turp” pas një debati për një deklaratë të Gazment Bardhit, i cili tha, se një deputet, ish-ministër i PD-së ka vilë me vlerë 700 mijë euro.

Pak kohë më parë transmetuam rastin e zonjës Rexhina Nushi, e cila u ankua, se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, ka treguar njëanshmëri në ndarjen e pasurisë bashkëshortore. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë,konkretisht një banesë një-katëshe.Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte, që shtëpia të ndahej përgjysmë.Por në fazën e dytë të ndarjes së pronës në terren, ish-bashkëshorti kishte shembur një dhomë dhe gjyqtari vendosi, që zonja të largohej duke marrë një shumë parash dhe aty të banonte burri.Në zbardhjen e vendimit, pas transmetimit të rastit në “Stop”,gjyqtari Sokol Shehu ka arsyetuar, se trualli nën ndërtesë dhe oborri funksional, janë në pronësi të djalit të madh dhe paditësja Rexhina Nushi i ka të acaruara marrëdhëniet me të.Gjyqtari Shehu nuk mori parasysh as urdhrin e mbrojtjes, që zonja ka ndaj të shoqit. Rexhina Nushi deklaron, se ka bërë kallzim në Spak për gjyqtarin Sokol Shehu.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *