Qsut hapi një tender për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në dhjetor 2019 dhe shpalli fitues firmën “Kajmaku shpk” me ofertën 50 milionë lekë të vjetra për një vit nga 57 milionë, që ishte oferta limit. Por ka 4 muaj, që Qsut gënjen subjektin fitues dhe nuk lidh kontratën, duke ia dhënë një subjekti tjetër.
Sipas të dhënave në Buletinin e Prokurimeve, në datën 20 janar subjekti fitues “Kajmaku” duhet të lidhte kontratën kuadër në Ministrinë e Brendshme
dhe kjo procedurë u krye.Por topi mbeti te QSUT, që hapi tenderin, shpalli fituesin dhe nuk lidhi kontratën. Subjekti në fjalë është munduar të komunikojë me shkresa zyrtare me QSUT-së, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Sektori juridik në Qsut tenton të shmanget me justifikimin, se kontrata kuadër nuk ka ardhur nga Mininistria e Brendshme, edhe pse kjo procedurë ka afat 60 ditor.Sipas një VKM-je, që rregullon këto raporte, nëse brenda 60 ditëve, institucioni, që shpall fituesin, nuk lidh kontratën, subjekti fitues përmes gjykatës, merr të gjithë shumën e pagesës të tenderit, duke bërë që ky institucion, të paguajë dyfishin. Për të dalë nga situata drejtori i sektorit, që hapi tenderin,i thotë fituesit, se në qershor do të lidhet kontrata.
Shumë këngë të njohura janë përshtatur dhe sjellë me humor për kushtet e pandemisë së koronavirusit. Njëra prej tyre është Coronavirus rhapsody e përshtatur nga kënga Bohemian Rhapsody. Klintoni ka dalë nëpër rrugë në kohën, që ishin lejuar të dilnin vetëm nënat më fëmijë, por ka ndeshur edhe me burra, të cilët ankohen, pse nuk ka orar daljeje për ta e për pasojë kanë thyer urdhrin për të qendruar brenda e për të bërë punët e shtëpisë.
Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim, që hap dyert e burgjeve për një kategori të dënuarisht në kushtet e masave kundër përhapjes së coronavirusit. Nga kjo masë përfitojnë ata të burgosur, të cilëve u kanë mbetur 3 apo 5 vjet nga dënimi, si dhe plotësojnë kriteteret e tjera. Kadri Llanaj,nga burgu i Fierit, tregon, se i ka dalë emri në listë, por institucioni i krijon probleme.Pasi plotësoi të gjithë formularin përkatës, u kërkua numri i një familjari, që do të merrej me dokumentat, që duhet të dorëzoheshin tek juristi. Për arsye se familjarët nuk e morën dot autorizimin për të lëvizur nga Vlora në Fier, ata i dërguan dokumentat me postë. Por pak ditë më vonë, Kadriut i shkuan në dhomë me dokumentat dhe iu tha, se duhet t’i dërgojë përsëri tek familjarët, që më pas të dorëzohen dorazi dhe jo me postë. Pasi familjarët bënë këtë, i thanë, se kishte kaluar afati për dorëzimin e tyre. “B&F” konfeksion me administrator Blerta Terpollari, ka dhuruar 800 maska për të burgosurit e burgjeve Tiranë, Durrës, Peqin e Rrogozhinë.Krenar Terpollari, Përfaqësues i B&F konfeksion, se pasi pa në emisionin Stop ankesën e një të burgosuri në burgun e Rrogozhinës,vendosën të qepnim 800 maska për këtë kategori. Gazetarja e Stop lidhet me shefen e shëndetësisë së burgjeve,Drita Janku, e cila tha, se maskat do të shihen dhe vlerësohen nga specialistët e ISHP-së, para përdorimit.Pas kësaj procedure zëdhënësja e drejtorisë së burgjeve konfirmoi, se maskat janë shpërndarë.