QSUT shpall fituesin e tenderit por nuk lidh kontraten!

Qsut hapi një tender për mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra në dhjetor 2019 dhe shpalli fitues firmën “Kajmaku shpk” me ofertën 50 milionë lekë të vjetra për një vit nga 57 milionë, që ishte oferta limit. Por ka 4 muaj, që Qsut gënjen subjektin fitues dhe nuk lidh kontratën, duke ia dhënë një subjekti tjetër.

Sipas të dhënave në Buletinin e Prokurimeve, në datën 20 janar subjekti fitues “Kajmaku” duhet të lidhte kontratën kuadër në Ministrinë e Brendshme dhe kjo procedurë u krye.Por topi mbeti te QSUT, që hapi tenderin, shpalli fituesin dhe nuk lidhi kontratën. Subjekti në fjalë është munduar të komunikojë me shkresa zyrtare me QSUT-së, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Sektori juridik në Qsut tenton të shmanget me justifikimin, se kontrata kuadër nuk ka ardhur nga Mininistria e Brendshme, edhe pse kjo procedurë ka afat 60 ditor.Sipas një VKM-je, që rregullon këto raporte, nëse brenda 60 ditëve, institucioni, që shpall fituesin, nuk lidh kontratën, subjekti fitues përmes gjykatës, merr të gjithë shumën e pagesës të tenderit, duke bërë që ky institucion, të paguajë dyfishin. Për të dalë nga situata drejtori i sektorit, që hapi tenderin,i thotë fituesit, se në qershor do të lidhet kontrata.

Të Fundit