Një banor i Kucovës tregon, se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi, se taksat prej 21 000 lekësh dhë shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk” Krahaj kësaj shume, qytetari është detyruar të paguajë edhe 20 mijë lekë taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave.Për dhënien 4 vjet të këtij shërbimi, firmës private “Pienvis shpk”,drejtori i shërbimeve në bashki Sokol Vasili, përpiqet të shspjegojë detyrat e privatit dhe ato të bashkisë.Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kucovës, një vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave.
Dy luanë kanë dalë nga kafazi në një cirk në Kinë, duke shkaktuar panik tek spektatorët, që ndiqnin shfaqjen.Rezultori, se dera e kafazit nuk ishte mbyllur në mënyrë korrekte.Një raport i KQZ-së tregon, se në Gjykatën e Tiranës, janë regjistruar 132 parti politike. Atyre iu dërgua njoftimi për raportin financiar, por vetëm 37 parti e morën njoftimin. Për 95 parti të tjera, zarfi është kthyer mbrapsht, për shkak të adresës së pasaktë.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Stop”, në Bashkinë e Kucovës shpesh janë organizuar tendera për kujdesin dhe menaxhimin e qenve endacake të qytetit, shërbim, që prej vitesh i është dhënë privatit.
Një denoncues anonim na tregon, se ky tender është bërë fiktiv dhe paratë nuk janë investuar për qëllimin, që janë dhënë.Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.Gazetari i “Stop”gjeti vendin, ku duhet të trajtoheshin qentë endacakë, sipas dokumenteve të tenderit. Por në ambientin e caktuar, në fshatin Gorre të Kucovës, nuk ka asnjë qen dhe asnjë kusht për trajtimin e qenve.Gazetari bisedoi edhe me personin, të cilit i kanë marrë ambientin me qira.Ai përforcon faktin, se nuk ka pasur kurrë qen në këtë ambient.Kryetari i bashkisë, Kreshnik Hajdari shmanget për të dhënë shpjegime, e më pas thotë, se nuk është në dijeni të këtij tenderi.