Vrasja e 50-vjeçarit në Lezhë, Manja: Para se të jemi kundërshtarë jemi shqiptarë, autoritetet të zbardhin ngjarjen

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pas mbledhjes së qeverisë në lidhje me rritjen e pagave, është pyetur në lidhje me vrasjen e ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku humbi jetën një 50 vjeçar.

Manja i është përgjigjur gazetarëve, në lidhje me akuzat që kundërshtarët politik kanë bërë në drejtim të partisë së tyre se vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, në Lezhë një ditë më parë ishte për shkaqe politike.

Sipas ministrit kjo është një ngjarje që nuk duhet që të përdoret për qëllime politike siç po bëjnë kundërshtarët, pasi si fillim jemi të gjithë shqiptarë dhe ajo që ka rëndësi është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen para drejtësisë.

”Dua të shpreh ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit dhe të gjithë solidaritetin tim për këtë ngjarje të trishtë, në radhë të parë jemi shqiptarë dhe duhet që të bashkohemi në një kërkesë, për zbardhjen e kësaj ngjarje dhe vënien para drejtësisë të autorëve të kësaj ngjarje të rëndë. Në lidhje me akuzat kam neveri dhe përçmim pasi janë të njëjtët njerëz që vëlla vrasjen., të përçarjes dhe përdorimin e viktimave për përfitim politik e kanë pasur ADN të tyre politike prej 32 vitesh”, ka thënë ai.

Ndërkohë kujtojmë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Shëngjin ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Ardian Nikulaj, një eksponent i rëndësishëm në qytetin e Lezhës. Ai është qëlluar në biznesin e tij. Bëhet se ditur se kanë qenë dy persona që e kanë qëlluar me armë zjarri Nikulajn dhe janë larguar menjëherë.

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021 nën siglën e PSD, por po ashtu ka qenë në listën për Këshillin Bashkiak edhe për zgjedhjet e “14 Majit”.

Të Fundit