STOP-EMISIONI 163(Sezoni 8) 18 Prill 2023-“ Duhet firma e drejtorit legen te Kadastres”, noterja mashtron qytetaren.

Një tjetër rast denoncimi ka mbërritur në redaksinë tonë ndaj noteres Anila Haxhiu. Merita Kapri tregon, se para 5 muajsh ka bërë një kontratë shitjeje, duke blerë një tokë në Metaj të Fierit. Ajo i ka kaluar në llogari noteres 14 milionë lekë, por prej 5 muajsh nuk merr certifikatën e pronësisë.Po kështu Erion Buzo, vëllai i Meritës, ka 3 muaj, që ka bërë një kontratë shkëmbimi me një person tjetër. Ai ka paguar 2 milionë lekë, por ende nuk ka marrë zgjidhje.

Të dy, motër e vëlla, telefonohen nga bashkëshorti i noteres, Iliri, i cili shprehet, se procedurën e ka bërë, por nuk e firmos ai “legeni”, drejtori i ASHK-së, Arben Vojo.Në shkojmë në zyrat e Ashk-së Fier, duke i kërkuar shpjegime, se përse nuk bëhen kalimet e pronësisë dhe nxjerrja e certifikatave.Në zyrat e Ashk-së

Na shpjegojnë, se 3 herë noterja ka aplikuar gabim, duke futur pa lidhje një prokurë të posacme, që të prishë aplikimin. Këtë fakt, gazetarja e “Stop” ia sqaron qytetares dhe kjo e fundit shprehet, se është e detyruar të riaplikojë, që të zgjidhë problemin.Të nesërmen, Merita Kapri dhe i vëllai, shkojnë në zyrën e noterës Anila Haxhiu, e cila pranon gabimin dhe premton zgjidhje pas riaplikimit.

Në rrjet po qarkullon një video, që tregon, sesi aktori dhe ish-guvernatori shtron vetë rrugën e mbush gropat. Edhe në Shqipëri banorë të zonave të ndryshme, kanë sjellë në redaksinë tonë video, që tregon, se shtrojnë e mirëmbajnë vetë rrugën, si e vetmja zgjidhje, për t’i sigurauar vetes e familjes, komunikimin, vajtjen në punë e në shkollë.

Në datën 29 mars transmetuam denoncimin e zotit Dritan Harapi, një banor i Fierit, i cili tha, se kishte një tokë arë 5 mijë m2, që ia shiti Llazar Shytit, për 13 milionë lekë. Kontratën e bëri te noterja Anila Haxhiu në 21 shtator 2022. Por nga 13 milionë lekë, mori vetëm 8 milionë dhe kur të bëhej kalimi i pronësisë, do të merrte edhe 5 milionët e tjera. Dritani tregoi, se në vend të Llazarit, i erdhi në zyrë i biri, Dilaver Shyti, kryetar i njësisë administrative Dërmenas. Por pas 8 muajsh akoma nuk kishte marrë paratë, edhe pse blerësi tha, se ia kishte kaluar noteres. Në këto kushte shkuam te zyra e noteres Anila Haxhiu, e cila refuzoi të japë shpjegime, por mbylli me celës në zyrë gazetaren e “Stop”. Pas transmetimit të kësaj situate, noterja aplikon tek kadastra, pala blerëse merr certifikatën kurse shitësi Dritan Harapi merr 5 milionë lekët që i takonin. Ai thotë, se kishte kontrolluar cdo ditë në bankomat dhe nuk i besohej, kur i kaluan paratë.

Të Fundit