STOP – EMISIONI 163 (SEZONI 3) 18 prill 2018 Kucovë, qytetari me plagë denoncon dhunën, autorët enden të lirë.

Lefter Pirja, një qytetar nga Kucova, denoncon në “Stop”, se e kanë goditur 4 persona me thika e doreza, për shkak se ata i kishin marrë dërrasat e ndërtimit. Ai ka ende në trup e fytyrë shenjat e plagëve dhe për këtë ka bërë denoncim në polici.Por personat dhunues janë të lirë dhe i plotfuqishmi i zonës Dule Metushi nuk ka bërë asgjë.Gjatë një komunikimi me kamera të fshehtë, Metushi thotë, se nuk mund të bëjë asgjë, nëse viktima e dhunës nuk merr raport mjekësor.Në një takim të gazetares së “Stop” me shefin e komisaritatit, ky i fundit, fillimisht thotë, se duhet raporti e se nuk mund t’i besojë atij, që akuzon dhe më pas, se personat do të thirren, por ka qenë pushim.

Qytetarët dhe parlamenti i “gladiatorëve”.

Komisioni Europian i hapi dritën jeshile nisjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Por të enjten e kaluar seanca parlamentare u shndërrua në arenë “gladiatorësh”, ku nuk munguan goditjet me miell, ujë e vezë. Renaldo ka intervistuar qytetarët për këto skena të të zgjedhurve, duke improvizuar edhe mjetet e tyre të dhunës.

Pogradec, “Mitrush Kuteli”-t po i bie tavani, bashkia: do ndërhyjmë!

“Stop” është ndalur në bibliotekën “Mitrush Kuteli” në qytetin e Pogradecit.Tavani po bie dhe lagështira është e pranishme kudo.E njejta gjendje edhe në Galerinë e Arteve, që ndodhet brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës.Nënkryetari i bashkisë së Pogradecit, Avdulla Cano, thotë, se ka një projekt për restaurimin e taracës së pallatit të kulturës e po kështu, po punohet me një projekt italian për ndërhyrje në pjesën e brendshme të kësaj godine.

Të Fundit