STOP-EMISIONI 161(Sezoni 8) 14 Prill 2023-“Nuk jam shites”,- blen frigorifer, permbaruesi i bllokon pagen.

Idaet Rusi nga Pogradeci, në dhjetor 2018 blen me këste një frigorifer në Korcë dhe vërteton me fatura pagesat e kryera. Mirëpo, sheh, që në prill 2023, paga i ishte bllokuar.Kur interesohet, i thonë, se urdhrin e ka lëshuar përmbaruesi Fatos Alimadhi. Përmbaruesi kontaktohet nga qytetari, por ai i thotë, se është sëmurë, dhe ka zbatuar vetëm procedurën.Sapo përmbaruesi kupton, se është denoncuar përsëri në Stop, i heq sekuestron qytetarit Idaet Rusi.

Një furgon eëcn mbrapsh në një shteg dhish të mbuluar me llucë në Memaliaj.Në bibliotekën e Lushnjës është shkruar “8 prilli-dita ndërkombtare e rromëve”. Një qytetar bën xhiro nëpër rrrugë, në kërkim të një vendi parkimi, dhe i pashpresë për të parkuar, bën një bejte për këtë vështirësi. Trotuari në rrugë “5 maji” në Tiranë është bllokuar nga plehrat.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar.

Më 7 prill 2023 emisioni Stop transmetoi rastin e një zonje kryefamiljare me 5 fëmijë të vegjël dhe një tjetër, që pret të vijë në jetë.Ajo është e divorcuar për shkak të dhunës në familje dhe nuk ka mundësi ekonomike.I menjëhershëm ishte reagimi i qytetarit Florenx Kullani, i cili dhuroi 3 milionë lekë, pension për 1 vit për këtë familje. Në datën 17 mars 2023, transmetuam rastin e djalit të vogël të familjes Ruqja, i cili ka një problem, që nuk rritet. Bukurie Ruqja tregon, se janë 7 pjesëtarë në familje, ajo, bashkëshorti dhe 5 fëmijë.Njëri prej tyre është 11 vjec, por ka ngelur në moshën 6 vjecare. Analizat dhe vizitat kushtojnë shumë, 400 mijë lekë bëjnë vetëm gjilpërat.

Besnik Hoxha nga Gjermania ka dërguar një shumë parash prej 100 eurosh dhe shprehet, se do t’i dhurojë cdo muaj këtë shumë.

Të Fundit