Efektet anësore të vaksinave anti-COVID, përfaqësuesja e EMA: Mos kini frikë

Skepticizmi lidhur me vaksinat vijon akoma, ndonëse ato janë testuar, ritestuar dhe kanë pasur efikasitet në popullatë.

Në Gjermani janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona

Ornela Ademi përfaqësuese e EMA tha në Euronews Albania se nuk ka asgjë për të pasur frikë.

“Ne i konsiderojmë këto vaksina të sigurta për t’u përdorur. Sigurisht që ka padi në Gjermani dhe në vende të tjera, por janë dy këndvështrime; ai i pacientit dhe shikimi që ka shëndeti publik në çdo shtet. Edhe nëse ka efektet anësore, ajo që shihet është se sa kjo vaksinë parandalon vdekjen. Duke krahasuar vdekjet që mund të shkaktojë Covid me efektet anësore të vaksinë është e rëndësishme të përdoren. Nuk duhet të kemi frikë nga efektet anësore, ndodhin për çdo medikament. Ajo që duhet të bëjmë është që t’i raportojmë nëse mendojmë se kemi efekte anësore nga vaksina”, tha Ademi.

Të Fundit