STOP-EMISIONI 159(Sezoni 8) 12 Prill 2023-Grabit dhe shet shtepine e motres, Gjykata “zhduk” pergjegjesit.

Leonidha Isufi denoncon në Stop kunatin e tij Gëzim Dredhëza, i cili në vitin 2004 i shiti dhe vodhi apartamentin e motrës së tij, gruas së Gëzimit, e cila jetonte në Greqi dhe ia kishte lënë për kujdes.Pasi ngjarja u mësua, kunati premtoi kthimin e shumës, ose apartamentin, por në 10 vjet nuk bëri asgjë.

Në këto kushte, Leonidha hapi gjyq civil në Shkodër, duke kërkuar nga 5 persona kthimin e dëmit dhe apartamentin.Këta 5 persona ishin kunati, Gëzim Dredhëza, blerësit, një cift pleqsh me mbiemrin Syla, nipi i tyre Gëzim Syla, sot Drejtor i Abu -Dabi Bank në Shkodër, i cili kishte firmosur në emer të gjyshërve të tij, duke falsifikuar firmat dhe noteri, ku u bë akti i shijes, Arben Kopliku.

Por një prej të pandehurve, Drejtori i Bankës Abu-Dabi Shkodër, Gëzim Syla, u zhduk nga avokati i Leonidhës, me justifikimin, se nuk i gjeti adresën.Nga shkalla e parë, cështja shkoi në Apelin e Shkodrës,institucion, që e ktheu sërish në shkallën e parë për gjykim cështjen.Por Apeli “zhduku” këtë herë noterin Arben Kopliku. Pas interesimit të “Stop”, dosja shkoi në shkallë të parë, por i mbetet organeve kompetente, që të hetojnë dhe zbulojnë, sesi u zhdukën dy të pandehurit nga vetë sistemi, pa dijeninë e denoncuesit Leonidha Isufi.

Kryeministri Rama hapi dje fushatën zgjedhore për lokalet e 14 majit. Duke bërë ironi me kandidatin demokrat për kryeqytetin, Rama tha, se Belind Këllici duket, sikur sapo ka humbur fizarmonikën.Por Berisha nga ana tjetër, u përgjigj, se Rama u nxi nga programi i Këllicit, dhe ky i fundit është ezmer, jo i zi.Më pas kryeministri bëri foto mes Tërmet Pecit dhe Damian Gjiknurit, duke e quajtur foton mes dy tërmeteve dhe duke iu referuar thirrjes së Gjiknurit “tërmet” për zgjedhjet e Dibrës.

Në shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” procedurën e hapjes së testamentit nga noterja Majlinda Lleshi në Borsh.Testamenti ishtë bërë në vitin 2013. Në testament kishte një seri problemesh. Firma e të moshuarës, që kishte ndërruar jetë, rezultonte e falsifikuar. Qytetarja Arta Cika shkoi në zyrën e noteres për ballafaqim dhe noterja pranoi shkeljen, por i tha zonjës, se të gjithën ia ka bërë kunata. Qytetarja Arta Cika mbeti peng në zyrën e noteres Majlinda Lleshi, pasi kjo e fundit nuk e la të dalë. Pasi erdhi policia, noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënoi gazetarin e “Stop”, se do ta vriste, duke e goditur fizikisht atë dhe kameramanin.Një vit e dy muaj pas ngjarjes rë rëndë, gjyqtarja Vjollca Spahiu ende nuk ka dhënë drejtësi, por vetëm ka zvarritur gjykimin. Incidenti me grupin e xhirimit, ishte në dritën e diellit dhe prokurori i cështjes ka formuluar veprën penale “goditje për shkak të detyrës” në ngarkim të noteres Majlinda Lleshi.

Të Fundit