Jemi me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tregon, se ka qenë e martuar me një shtetas gjerman dhe pas divorcit ka mbajtur mbiemrin gjerman, pasi jeton në këtë shtet. Pasi ka bërë njohjen e divorcit në Shqipëri, i kanë kthyer mbiemrin e vajzërisë me pretendimin, se nuk është shprehur gjykata e Gjermanisë. Pas shumë peripecive, Albana e ka cuar cështjen në gjykatë dhe në tetor 2022 cështja është pushuar, pas komunikimit, se ajo do të kalojë në sistem me mbiemrin e huaj. Por në prill 2023 Albanës i është bllokuar pasaporta, pasi në sistem gjendja civile e ka kthyer sërish me mbiemrin e vajzërise Lila. Sot zonja është bllokuar në Shqipëri.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile është shprehur për “Stop”, se sipas Kodit të Familjes në Republikën e Shqipërisë, zonja duhet të mbajë mbiemrin e vajzërisë pas divorcit.Ekspertja e të drejtës ndërkombëtare Evelina Çela, kundërshton veprimet e bëra nga drejtoria e Gjendjes Civile, që sipas saj cënojnë të drejtat e njeriut. Përsa kohë që në vendimin e Gjykatës gjermane nuk është përcaktuar, që zonja do të marrë mbiemrin e vajzërisë, nuk mund të bëhen këto ndryshime nga institucionet e vendit tonë.
Një video virale tregon, sesi reagon roja i Buckingam Palace në Londër, kur një turiste i afrohet për të bërë një foto. Videoja, që ka kaluar në pak kohë 30 milionë shikime, shfaq rojen, që i ulëret në fytyrë dhe tremb turisten, që kishtë dëshirë të fiksonte një moment nga siguria e pallatit mbretëror britanik.
Në 3 prill te 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e përkthimeve të noteres së Fierit Anila Haxhiu, e cila përvecse pa licensë përkthimi, u zbulua nga “Stop”, se për këto përkthime përdorte numrin e niptit të qytetarit Pelivan Metushi. Ky i fundit është fermer dhe nuk ka lidhje me punën e noteres.Për këtë falsifikim noterja Haxhiu rrezikon nga 3 në 7 vite burg. Grupi i xhirimit të “Stop” shkon në fshatin Suk 1, për të takuar zotin Metushi, i cili na tregon minifermën e tij dhe gjedhët që ka. Ai tregon, si u ndje, kur zbuloi përmes emisionit “Stop” mashtrimin e noteres.Bashkë me Pelivan Metushin u drejtuam në Komisariatin e Policisë Fier, përt të bërë kallzim për noteren Anila Haxhiu. Oficeri i Policisë Gjyqsore, Ervin Sorra, mori kallzimin dhe deklarimin e Metushit, si dhe pamjet filmike të emisionit. Nga ana tjetër studio Ligjore “Jurispundenca” do të merret me ndjekjen ligjore të këtij rasti, në ndihmë të Pelivan Metushit.Ky i fundit ishte dhe në studion e “Stop”, ku foli për këtë ngjarje të pazakontë, ku është përfshirë pa dashje dhe pa dijeni.