Nga Bill Gates te Donald Trump, si do të dukeshin miliarderët po të ishin të varfër sipas IA

Një artist indian përdori inteligjencën artificiale për të krijuar portrete të miliarderëve të famshëm, nga Elon Musk te Donald Trump, duke i ekspozuar ata se si do të dukeshin ata nëse do të ishin të varfër.

Artisti dixhital Gokul Pillai përdori programin e inteligjencës artificiale “Midjourney” për të krijuar portretet si të varfër për Bill Gates, Mark Zuckerberg , Warren Buffett, Jeff Bezos, Elon Musk dhe Mukesh Ambani.

Bill Gates shfaqet në foto si një plak i dobët që pozon pa bluzë jashtë një kasolleje. Fotoja e tij u pëlqye mbi 10 mijë herë në Instagramin e artisit.

Miliarderi indian Ambani, në këtë realitet alternativ, nuk është i veshur me kostumin e tij tëeed, por në vend të kësaj ka veshur një bluzë të vjetër, në dukje të palarë, teksa qëndronte pranë një grumbulli plehrash.

Edhe miliarderët e tjerë shfaqen si njerëz të zakonshëm ë lagje të varfëra.

 

 

Të Fundit