Katerina Kamberi denoncon në “Stop”, se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31 vjecare me probleme të shëndetit mendor.Edhe vetë vajza tregon, sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë. “Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast, dhe mësoi, se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas cështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.Në prokurori mësuam, se këtë cështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid 19.Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh, se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallzimi. Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija.
Një këngë për LSI-në po qarkullon në rrjet në këto ditë të fushatës elektorale.Gjatë fundjavë Monika Kryemadhi citoi vargje të Fan Nolit, duke thënë, se ishin të Migjenit.Gafës së Monikës, iu përgjigj Elisa Spiropali me poezinë e Nolit, Anës Lumenjve, e duke i cuar selam Monikës.Kryemadhi u shfaq sërish të hënën, duke recituar në Vlorë, por këtë herë, duke lexuar vargjet në celular.Klintoni ka pyetur qytetarët, sesi i kanë marrëdhëniet me poezinë dhe përgjigjet e tyre janë plot batuta e humor.
Denoncuesi, Nuri Dauti, nga fshati Rrumbullak, Njësia Gjocaj, Peqin, ankohet në “Stop”, se zyra e Gjendjes Civile në Njësinë Gjocaj, nëpërmjet një certifikate familjare, i ka dhënë të drejtë vëllait të vet, që jeton në Angli, të jetë në gjendjen familjare me babanë e ndjerë, kur në të vërtetë, babai i ndjerë ka jetuar me Nuriun dhe jo me të.Vëllai, Hazizi, vjen pas vdekjes së të atit dhe i drejtohet gjendjes civile, merr një certifikatë familjare, në përbërje të së cilës, është edhe babai.Por, Nuriu ka shumë certifikata familjare, ku babai është me të dhe jo me Hazizin. Nuriu shprehet, se me antë të këtij dokumenti, Hazizi celi testamentin e të atit , i cili ia lë atij pasuritë e luajtshme dhe të paluajshme dhe Nuriu ka dyshime, se janë bërë falsifikime. Punonjësja e Gjendjes Civile, pranon, që e ka bërë ajo gabimin dhe thotë, se edhe vetë nuk ia fal vetes.Por këto, që ikën, ikën…