Jemi në fshatin Pirg të Bashkisë Maliq, për problemin e zonjës Shyqyrie Lamce, e cila tregon për moszbardhjen e vendimit të divorcit të djalit të saj. Ky vendim është marrë në 1 dhjetor 2023, por pas më shumë se tre muajsh, ende nuk është zbardhur. Shyqyria tregon, se ajo dhe fëmijët e djalit po penalizohen për ndihmën ekonomike, pasi djali punon ndonjë ditë në të zezë, ndërsa e shoqja e ka braktisur atë dhe fëmijët.Ne u ndalëm në njësinë administrative Pirg dhe u takuam me punonjësen e gjendjes civile dhe administratoren shoqërore, të cilat na thanë, se vendimi nuk ka ardhur në njësi, që të bëhet ndryshimi i statusit e më pas të aplikohet për ndihmën sociale. Avokat Klaudi Zholi shpjegon, se afati i zbardhjes së një vendimi, nuk duhet të kalojë 40 ditët, që parashikohen në ligj, në të kundërt kemi të bëjmë me shkelje nga ana e gjyqtarit.
Në 13 mars transmetuam një denoncim, që kishte ardhur në redaksinë tonë, sipas të cilit, infermieri i ambulancës së Kreshpanit, Artur Yzeiri, abuzonte me detyrën, duke bërë kurse për patentë në orarin e punës, e duke lënë banorët pa shërbim.Ne u ndalëm tek ambulanca, ku nuk ndodhej askush. Menduam, se infermier Turin, do ta gjenim në qendrën shëndetësore të Cakranit, por as aty nuk ishte. Ne folëm me infermier, apo instruktor Turin, i cili na la takim në Fier, për të folur për kursin e patentës.Pasi të bënte guidë, Turi të udhëzonte edhe për dokumentat, që duheshin plotësuar, për të marrë patentën. Për këto shërbime ai merrte 250 mijë lekë të vjetra.Pas transmetimit në “Stop”, drejtori i Qendrës Shëndetësore Cakran mbron infermierin-instruktor me një shkresë të rreme, duke thënë, se ai ishte me leje. Pak orë më vonë, drejtori arsyeton dhe i jep indermierit masën “vërejtje me paralajmërim” për pushim nga puna.
Ne kemi pyetur qytetarë të ndryshëm, se cila ka qenë cmenduria më e madhe, që kanë bërë për partnerin.Përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor e batuta. Disa tregojnë, se kanë braktisur gjithcka për njeriun e zemrës. Të tjerë kanë marrë distanca të largëta në këmbë, në emër të dashurisë.