Ambasada Amerikane i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri Eric Wendt

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, i ka paraqitur zyrtarisht këtë të shtunë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ambasada e SHBA-së në Tiranë i ka uruar mirëseardhjen diplomatit të ri, duke bërë me dije se gjatë takimit me presidentin Begaj u riafirmua partneriteti i fortë strategjik mes të dyja vendeve.

“Mirë se vjen, Ambasador Wendt! Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Ambasadori Wendt dhe Presidenti Begaj riafirmuan partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutuan për çuarjen përpara të përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale”, ka shkruar Ambasada.

Të Fundit