STOP – EMISIONI 138

Burgu për burrat është.
Megjithëse është babai ai që ka ndërtuar pa leje, e vërtetuar sipas vendimeve të gjykatave dhe lejeve që vetë personi ka kërkuar për rikonstruksionin e godinës, nhë fund fare gjykata vendos që burgun ta bëjë i biri, emigrant prej vitesh në Itali.

 
Të bësh biznes në Shqipëri, problem i madh.
Investitorja greke, përfaqësuesja e firmës “Minierat Sh.p.k” është gjendur përballë një veprimi përmbarimor të pambështëtur në vendime gjykatash. Si pasojë aktiviteti i saj është pezulluar prej disa muajsh.

Ndihma për zonjën në Postribë dhe të moshuarën në Mamurras
Pas transmetimit te emisionit Stop reagimi ka qene i menjehershem nga disa qytetare te cilet kane ofruar ndihmen e tyre per familjen e Zade Kodrës, në fshatin Domen të komunës Postribë në Shkodër. Zonja Shpresa Drasati ndihmoi duke i dhuruar familjes dy krevate, dy dysheke, carcafe, batanije, perde, tapet dhe rrugice.. Ndihme tjeter erdhi edhe nga Dritani nga Bolonja, i cili i ka dhuruar zonjes 200 euro. 
Gjithashtu plaka e cila jetonte në rruget e mamurrasit, tashme falë z.Fatmir Sema jeton në një shtëpi në Lezhë.

Të Fundit