E Martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
“Nëse tentojnë të më arrestojnë, futem në grevë urie”, Vuçiç: Një milion njerëz do dalin në rrugë Zbulohet “laboratori” nëntokësor i kanabisit në Shkodër, arrestohen 10 persona! Zbulohen 2600 bimë dhe 170 kg drogë e përpunuar Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar!
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 137(Sezoni 6) 16 Mars 2021-Vranisht-Vlore/ Policët dhunojnë vëllezerit dhe 91 vjeçarin dhe u vjedhin paratë

“Stop” ka udhëtuar në Vranisht të Vlorës për një rast të pazakonë, ku janë përfhsirë 3 punonjës policie të Himarës, David Fakaj, Isa Jacaj, Alen Llanaj dhe kryeplaku i fshatit Haredin Shkurtaj. I gjithë konflikti, që degradoi në dhunë, nisi për bllokimin e një rruge me një portë metalike me tela. Policia pretendonte, se porta ishte vënë nga vellezrit Varfaj, por rezultoi, se ishte vënë nga komshiu.Në këtë moment, kur njëri nga vëllezërit Inajet Varfaj, i kërkoi policisë të mbajë proces verbal, u kuptua, që situata ishte e sajuar. Kur i akuzuari nxorri telefonin, për të regjistruar ngjarjen, policët u sulën për të marrë telefonin, për të fshirë videon dhe dhunuan dy vëllezërit, duke shtyrë e hedhur në tokë edhe babain e tyre 91 vjec.Mujet dhe Inajet Varfaj tregojnë për “Stop” detajet e ngjarjes.Pas dhunës, policët arrestuan një nga vëllezërit, Mujet Varfajn, pasi Inajeti doli nga dritarja bashkë me telefonin. Po atë ditë, 3 policët bënë kallzim në komisariatin ku punonin, në Himarë, sikur u dhunuan nga vëllezërit Varfaj.
Pas dy ditësh familjarët konstatuan, se ditën e ngjarjes ishin zhdukur edhe 3.75 milionë lekë, që dyshojnë, se i kanë i kanë marrë policët.

Pak ditë më parë kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Elbasan, ku gatoi ballokume me rastin e ditës së verës.Të gjithëve u ra në sy, se Monika futi 12 ballokume në furrë dhe nxorri vetëm 6. Vetë Kryemadhi në një takim elektoral në Elbasan, tregoi sot, se cfarë ndodhi me gjysmën e sasisë së ëmbëlsirës tradicionale të kësaj dite dhe këtij qyteti, duke thënë, se nuk do të heqë dorë nga gatimi i tyre.

Vëllezërit Varfaj në Vranisht, u penguan për të bërë kallzim të ngjarjes së dhunës dhe vjedhjes së parave dhe dyshohet, se këtu ka ndikim kunati i komshiut, i cili është drejtor i sallës operative në Vlorë, Fatos Ribaj.Kallzimin, vëllezërit e bënë pas 3 muajsh nga ngjarja, por prokurorja Erida Visoci, doli me konkluzionin “mosfillim i cështjes”, me pretendimin, se ky kallzim duhet t’i bashkangjitet dosjes së kallzimit të tre policëve. “Stop” ishte prezent në seancën gjyqsore, ku akuzohen vëllezërit Varfaj dhe vetë policët braktisën gjyqin, madje nuk pranuan, se janë dhunuar.Prokurorja, nuk heton për paratë e vjedhura nga punonjësit e policisë, të cilët dy ditë pas kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim, për dyshimin e përfshirjes në trafik lëndësh narkotike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑