STOP-EMISIONI 134 (Sezoni 8) 9 Mars 2023-Me vendim gjykate e hipoteke, qytetari i zapton pronën për gips

Në 27 dhjetor 2022 transmetuam një problem në Kryezi të Kavajës për një cështje prone.Qerim Tabaku tha, se ka një ullishte 1900 m 2, në këtë fshat, por që në vitin 2016 ia ka zaptuar subjekti “Alfa Alabaster Grup” me administratorë Nevruz Cjapi dhe Dëshira Myftari. Këta të fundit merren me nxjerrjen e gipsit aty. Qerimi tregoi, se i janë futur në pronë dhe i kanë shkulur ullinjtë.Ai bëri denoncim në Polici, e Cështja shkoi në Prokurori. Qerimi ka certifikatë pronësie dhe Gjykata e Rrethit Gjyqsor Kavajë ka vendosur pezullimin e punimeve dhe spostimin 30 m të subjektit tjetër nga prona e tij. Ne kthehemi në Kryezi, pasi Qerim Tabaku, thotë, se pasi problemi u ngrit në “Stop” firma ndërpreu punimet për një muaj. Por më pas nisi sërish, duke prerë gjithë ullishten.OPGJ Afrim Mece ka dalë në konkuzionin, që Qerimi i ka letrat false, duke dalë kështu mbi Kadastrën, Gjykatën, dhe Bashkinë. Sipas ekspertes Eda Grimçi, në këtë rast jo vetëm firma, por edhe institucionet kanë shkelur ligjin, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës.

Një grup vajzash në një lagje të Teheranit, kanë kërcyer pa perce e me barkun zbuluar në shenjë proteste në ditën e 8 marsit. Video është bërë virale dhe ka lidhje me revoltën, që shpërtheu në vend, pasi një 16 vjecare u kap nga policia në shtator e u rrah për vdekje, për shkak se nuk kishte vënë në mënyrë korrekte percen.Mediat italiane kanë njoftuar mbërritjen në vend të mutacionit më të ri të Covid-it, të quajtur Bythos.

Për problemin e zotit Qerim Tabaku u interesuam në bashkinë Kavajë, ku askush nuk jep përgjigje.Drejtori i IMT,-së shprehet, se zoti Tabaku duhet ta kishte rrethuar pronën dhe nëse firma do ndërhynte, do merreshin masa. Në Komisaritatin e Kavajës, drejtuesi Emiljano Pashai, thotë, se cështja është në Prokurori. Sipas ekspertes Eda Grimçi, në këtë rast jo vetëm firma, por edhe institucionet kanë shkelur ligjin, duke mos zbatuar vendimin e gjykatës.

Të Fundit