STOP-EMISIONI 131(Sezoni 6) 8 Mars 2021-Skandali/ Para dy vjetesh vrau gruan e kunatën, shtyhet gjyqi me makinacione. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 131(Sezoni 6) 8 Mars 2021-Skandali/ Para dy vjetesh vrau gruan e kunatën, shtyhet gjyqi me makinacione.

“Stop” sjell sonte në vëmendje një ngjarje shumë të rëndë, të ndodhur në 2 janar 2019. Atë ditë 34 vjecari Gazment Muca, në gjendje të dehur, vrau me thikë gruan 31 vjec dhe kunatën 18 vjec, pas një debati banal, ku bashkëshortja po i kërkonte të shkonte tek prindërit e saj.E gjithë tragjedia u konsumua në sy të dy fëmijëve të vegjël.Kujdestaria e fëmijëve i është lënë dajës së tyre nga gjykata e Fierit dhe Apeli në Vlorë. Por momentalisht dy fëmijët janë në fshatin SOS, për shkak të procedurave.Avokatja e familjes së viktimave, Margarita Kola, tregon se ky proces po zgjatet pa fund dhe ka dy vite, që nuk jepet vendimi për 34 vjecarin Gazment Musta, pasi në mënyrë të qëllimtë në gjyq janë kërkuar disa dëshmitarë, që nuk kanë lidhje fare me ngjarjen.

Dje ishte 7 marsi, festa e mësuesit dhe Klintoni doli nëpër rrugët e Tiranës, për të parë atmosferën e kësaj dite.Shumë qytetarë tregojnë, se cfarë roli kanë patur mësuesit në jetën dhe formimin e tyre. Nuk mungojnë dhe episodet me humor, apo incidentet e vogla gjatë kohës së shkollës.

Denoncimi i radhës vjen nga Tepelena dhe bëhet fjalë për një të moshuar, i cili ka bërë tamponin, pas shfaqjes së shenjave të dyshimta të Covid 19. Përgjigja e tamponit është vonuar më shumë se një javë dhe gjatë kësaj kohe i moshuari është detyruar të marrë mjekim, por pa rimbursim.Mjeku infeksionist Gentian Stroni shpjegon, se cfarë dëmesh ka për pacientin mos ekzamimini i hershëm i covid 19. Ai thotë, se pacienti duhet të shihet nga shenjat klinike dhe të vlerësohet nga mjeku, që e ndjek.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *